Lajme Zone
Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese. Në Laç qëllohet me armë zjarri në drejtim të 28-vjeçarit
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese. Në Laç qëllohet me armë zjarri në drejtim të 28-vjeçarit

Dy incidente janë regjistruar gjatë orëve të natës në qarkun e Lezhës, ndërsa grupet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Dy incidente janë regjistruar gjatë orëve të natës në qarkun e Lezhës, ndërsa grupet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Në fshatin Shënkoll, rreth orës 04:00, në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit Mark Deda, 73 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet, një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, në Laç, rreth orës 23:55, shtetasi Sierdi Kolziu, 28 vjeç, banues në Laç, ka kallëzuar se, teksa po lëvizte në këmbë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të dëmtuar. Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të të dyja rasteve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet armëLezhëtritol