Në Lezhë është rritur me 50 lekë të rinj në ditë, tarifa për kopshtet publike. Vendimi është marrë në këshillin bashkiak dhe pritet të aplikohet nga muaji i ardhshëm. Tarifa nga 170 lekë të rinj në ditë do të bëhet 220 lekë të rinj. Pra rritja është 50 lekë në ditë dhe prek 540 familje. Vendimi është miratuar me shumicë votash nga Këshilli Bashkiak, ndërsa përfaqësuesit e opozitës e kundërshtuan rritjen e tarifës. Këshilltarja, Alfrida Marku, e ka cilësuar vendimin të nxituar dhe të panevojshëm, duke argumentuar se tarifa e re përbën një barrë shtesë për ekonominë e familjeve. LEXO edhe...Zjarret në Peqin vijojnë me intensitet të lartë, pritet ndërhyrje nga ajri! Vatër edhe në Rrilë të Lezhës (VIDEO) Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, tha se rritja e tarifës lidhet me indeksimin e kostove dhe rritjen e çmimeve. Sipas tij, pagesa përdoret vetëm për ushqimin që konsumojnë fëmijët gjatë qëndrimit në kopshtet publike. SI.E./E.H/ReportTv.al Lezhe pjerin ndreu Alfrida Marku KOPSHTE Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.6% Jo 25.6% Jam i/e dyzyuar 4.8% Vota total: 3586 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

