Lezha ishte ndalesa e radhës e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të fushatës sensibilizuese për rekrutimin e të rinjve që dëshirojnë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura. Mjetet dhe personeli ushtarak u vendosën në qendër të qytetit, ku prezantuan nga afër pajisjet, misionet dhe mundësitë që ofron karriera ushtarake. Aktiviteti tërhoqi vëmendjen e shumë të rinjve, të cilët patën mundësinë të njihen më nga afër me këtë strukturë, të marrin informacion mbi kriteret e pranimit, si dhe përfitimet që ofron shërbimi ushtarak. LEXO edhe...SHBA miraton 2 sisteme raketore 210 mln $ për Shqipërinë! DASH njofton kongresin amerikan: Sukses për Forcat e Armatosura shqiptare Përfaqësuesja e Forcave të Armatosura, major Denisa Pllumaj, prezantoi avantazhet që ofron kjo karrierë, duke theksuar se interesi i të rinjve për t'u bërë pjesë e ushtrisë ka ardhur në rritje. Procesi i rekrutimit mbetet i hapur deri në javën e parë të janarit te vitit 2027, ndërsa Forcat e Armatosura vijojnë fushatën në qytete të ndryshme të vendit me synimin për të informuar dhe afruar sa më shumë të rinj drejt karrierës ushtarake. Përmes këtyre aktiviteteve, synohet që të rinjtë të njihen jo vetëm me kriteret e pranimit, por edhe me mundësitë për zhvillim profesional, përfitimet financiare dhe përvojën që ofron shërbimi në uniformë. Xh.K/ReportTv.al ministria e mbrojtjes Forcat e Armatosura Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 69.6% Jo 24.3% Nuk e di 6.1% Vota total: 424 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?
