Lajme Zone
KulturëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lezha kremton Festën e Shenjtorëve, fëmijët marshojnë të veshur si shenjtorë! Kisha kundër Halloween-it: Nuk është festë e krishterë


Kisha Katolike kremtoi Festën e Shenjtorëve, e cila në Shqipëri njihet si “të shumtit” dhe po kthehet në një traditë përkujtimi për të afërmve që nuk jetojnë më. Në meshën e mbajtur me këtë rast, klerikët u kujdesën të distancoheshin edhe nga skenat e frikshme, të njohura ndryshe si Halloween.

Të shumtit, apo siç e njeh Kisha festa e shenjtorëve, shënoi një tjetër moment të veçantë në qytetin e Lezhës gjatë kësaj fundjave. Fëmijët, të veshur si shenjtorë dhe të shoqëruar nga përfaqësues të klerit katolik dhe shumë qytetarë, marshuan nga qendra e qytetit drejt Katedrales së “Shën Nikollit”, ku u mbajt edhe kremtimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme. Famullitari i Katedrales së Lezhës, Dom Frano Çivljak, në fjalën e tij u ndal te rëndësia e kësaj ngjarjeje, e cila u kushtohet të gjithë atyre që kanë jetuar në shenjtëri. LEXO EDHE:Zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, Pjerin Ndreu deklaron rikandidimin për Bashkinë e Lezhës: Kemi projekte të mëdha në zbatim dhe punë që duhen përfunduar! Kleriku katolik u kujdes të distanconte këtë kremtim nga mënyrat e frikshme me të cilat një pjesë e njerëzve zgjedhin ta shënojnë këtë ditë, duke theksuar se Halloween-i nuk është një festë e krishterë. Festa e të Gjithë Shenjtorëve vijoi edhe pas ritualit fetar në Katedrale, duke e kthyer këtë kremtim në një mbrëmje festive për të gjithë qytetin. R.Xh / A.E K.T Shqiptarja.com TAG: FESTA E SHENJTOREVE kisha katolike Lezhe Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.3% Jo 41.6% Nuk e di 8.2% Vota total: 575 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?