Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Sofra e gurtë para Kryeministrisë! Pas disa refuzimeve, Rama fton sërish protestuesit për dialog (VIDEO)


Ditën e djeshme në Tiranë kishte pjesëmarrje të ulët të protestuesve dhe sulme sporadike me gurë e molotovë ndaj policisë. Pasi larguan militantët e PD-së, protestuesit marshuan në shi nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë.

Pas disa refuzimeve të vazhdueshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish ditën e sotme protestuesit për dialog. Me sofrën e gurtë të vendosur para Kryeministrisë, me disa letra me mbishkrimet ‘Dialog’ sipër saj, kryeministri vijon të këmbëngulë se bisedimet janë zgjidhja e vetme për t’i dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve. Pavarësisht njoftimit për tubim kombëtar, ditën e djeshme në Tiranë kishte pjesëmarrje të ulët të protestuesve dhe sulme sporadike me gurë e molotovë ndaj policisë. Pasi larguan militantët e PD-së, protestuesit marshuan në shi nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë. LEXO EDHE:Protestuesit përzunë demokratët/ Djali i Sali Lushajt zhgënjehet me Sali Berishën: Kokë turku nuk bëhem, s’duan ta rrëzojnë Ramën Ndërkohë pak ditë më parë kryeministri Edi Rama prezantoi paketën anti-dhunë, e cila ka si synim ashpërsimin e masave për protestuesit e dhunshëm, por edhe për të gjithë qytetarët që bëhen pjesë e protestave të dhunshme apo promovojnë dhunë, pa u bërë vetë pjesë e saj. R.Xh / SI.E. A.E Shqiptarja.com TAG: edi rama protestat kunder qeverise proteste qeveria Dialog Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 42% Nuk e di 8% Vota total: 584 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?