Lajme Zone
Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit
KulturëReport TV

Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, dhe prefekti i qarkut, Taulant Malshi, të cilët kujtuan sakrificën dhe kontributin e dëshmorëve.

Lezha ka përkujtuar 82-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë me homazhe në nderim të dëshmorëve dhe një koncert festiv të përgatitur nga nxënësit e shkollave të qytetit. Veteranë të luftës, familjarë dhe pasardhës të dëshmorëve, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore u mblodhën pranë Varrezave të Dëshmorëve, ku vendosën kurora me lule në kujtim të atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit. LEXO edhe...3.34 miliardë lekë të reja buxheti i Bashkisë Lezhë për 2027-ën, Ndreu: 70% e fondeve do të shkojnë për investime, kryesisht në zonat rurale (VIDEO) Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, dhe prefekti i qarkut, Taulant Malshi, të cilët kujtuan sakrificën dhe kontributin e dëshmorëve. Aktivitetet u mbyllën në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”, ku nxënësit e shkollave të Lezhës organizuan një koncert festiv me rastin e 82-vjetorit të çlirimit. U.D/ReportTv.al Lezhe feste pjerin ndreu Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.4% Jo 29.5% Nuk e di 9.2% Vota total: 2021 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?