Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pas finalizimit të operacionit “Shadow”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2. Policia njofton se në bazë të informacionit të siguruar gjatë punës operative, efektivët kanë ndërhyrë për të ndaluar të dyshuarin, i cili lëvizte i armatosur në rrugën “Ndre Mjeda”. “U arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në Tiranë pasi gjatë kontrollit, atij iu gjet një armë zjarri, pistoletë e mbushur me municion, të cilën e posedonte pa leje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit me krehërin dhe 14 fishekë”, njofton policia. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
