Lajme Zone
Lëvizjet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Lëvizjet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj shkarkon edhe nënkryetarin Blendi Sulaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj. Shkarkimi i tij vjen pak ditë pasi Veliaj mori vendimin për t’i tërhequr Anuela Ristanit delegimin e kompetencave për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka firmosur nga qelia e paraburgimit shkarkimin nga detyra të nënkryetarit Blendi Sulaj. Shkarkimi i Sulajt që e mbante këtë post që prej vitit të kaluar vjen pas tre dorëheqjeve të miratuara një ditë më parë - të nënkryetares së Bashkisë Anuela Ristani, sekretarit të Përgjithshëm Eldi Hoxha dhe Shefes së Kabinetit Blerina Beshku. Në vend të Hoxhës Veliaj komandoi sërish Alban Dokushin, i cili kishte mbajtur më herët këtë pozicion dhe ishte rikthyer në detyrë pas një vendimi të Gjykatës Administrative. LEXO EDHE:Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt! Ndreca: Do ta ankimojmë në Gjykatën e Lartë Ndërkohë më 28 gusht Veliaj mori vendimin për t’i tërhequr Anuela Ristanit delegimin e kompetencave për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Lajm në përditësim… Xh.K/Shqiptarja.com TAG: anuela ristani erion veliaj blendi sulaj bashkia tirane Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

30 Gusht, 11:16

Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29% Drejtësia 67.4% Nuk e di 3.5% Vota total: 3826 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16 Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?