Lajme Zone
Lëvizje në politikën e Kosovës, Bedri Hamza largohet nga drejtimi i PDK-së
PolitikëTop Channel

Lëvizje në politikën e Kosovës, Bedri Hamza largohet nga drejtimi i PDK-së

Bedri Hamza ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), partisë më të madhe opozitare në vend. Vendimi u bë publik nga vetë Hamza gjatë një konference për media.

Bedri Hamza ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), partisë më të madhe opozitare në vend. Vendimi u bë publik nga vetë Hamza gjatë një konference për media. Ai bëri të ditur se dorëheqjen e parevokueshme e kishte paraqitur më herët gjatë ditës, në një mbledhje të Kryesisë së partisë.

Hamza qëndroi rreth një vit në krye të PDK-së, pasi u zgjodh në këtë detyrë më 17 nëntor të vitit të kaluar, në konventën zgjedhore të partisë.

Në momentin e marrjes së detyrës, ai kishte deklaruar se e pranonte drejtimin e partisë me nder dhe përkushtim të plotë, duke premtuar hapjen e saj ndaj qytetarëve dhe përfshirjen më të madhe të të rinjve në vendimmarrje.

Gjatë drejtimit të tij, listat zgjedhore të PDK-së u karakterizuan nga përfshirja e emrave të rinj si kandidatë për deputetë.

Hamza mori drejtimin e partisë pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit. Ende nuk ka të dhëna të mëtejshme mbi procesin që do të ndiqet për zgjedhjen e drejtuesit të ri të PDK-së. Top Channel