Lajme Zone
Lëshohet urdhër-arrest për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Lëshohet urdhër-arrest për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit

Prokuroria e Fierit ka lëshuar një urdhërarrest për drejtorin e Spitalit Memorial, Arben Voja ndërsa në ambientet e institucionit shëndetësor po zhvillohen kontrolle në kuadër të hetimeve.

Prokuroria e Fierit ka lëshuar një urdhërarrest për drejtorin e Spitalit Memorial, Arben Voja ndërsa në ambientet e institucionit shëndetësor po zhvillohen kontrolle në kuadër të hetimeve.

Oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ), në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, po kryejnë veprime hetimore dhe kontrolle në Spitalin Memorial të Fierit.

Urdhërarresti është lëshuar nga Prokuroria e Fierit, ndërsa deri në këto momente nuk janë bërë publike rrethanat që kanë çuar në këtë vendim.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për veprat penale të dyshuara apo për objektin konkret të hetimit. Gjithashtu, nuk është konfirmuar nëse urdhërarresti është ekzekutuar. Pritet që autoritetet të japin informacione të mëtejshme për operacionin dhe arsyet e ndërhyrjes në institucionin shëndetësor.

Përpara Vojës, drejtimi i institucionit shëndetësor i ishte besuar Goxhajt, e cila kishte marrë detyrën pas largimit të Rudina Dëgjonit. Kjo e fundit u largua nga Spitali Memorial i Fierit për të marrë drejtimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë.

Spitali Rajonal Memorial në Fier është ndërtuar me mbështetjen financiare të Turqisë. Spitali u hap për shërbim ndaj qytetarëve në fund të majit të vitit 2021 dhe në kuadër të një protokolli bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë, spitali menaxhohet për një periudhë disavjeçare bashkërisht nga ekipet turke dhe shqiptare. Fjetje, ushqim, larje, hekurosje, makina dhe paga të majme, mjekët turq jetë luksi në Spitalin e Fierit

23 Janar, 17:57 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Meta akuza SPAK-ut: Ndikohet nga McGonigal dhe Yuri Kim! Pesë ambasada më kërcënuan për emërimet në Kushtetuese 12 Nëntor 2026, 12:5912:59Aktualitet Policia forcon lidhjet me Italinë, Skënder Hita: Akademia e Sigurisë, një nga prioritetet e mia 12 Nëntor 2026, 12:1712:17Aktualitet Policia nuk e gjeti në shtëpi, zbulohet shteti ku është larguar ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri 12 Nëntor 2026, 12:0812:08Aktualitet Pa datë skadence në etiketë, Dogana e Tiranës bllokon mbi 2 tonë ushqime dhe lodra për fëmijë 12 Nëntor 2026, 11:2311:23Aktualitet Ndahet nga jeta Gjergj Hani, ish-rivali i Lulzim Bashës për kreun e PD-së 12 Nëntor 2026, 11:1211:12Aktualitet U dënua 7 vite burg për “Metamorfozën”, zhduket Oltion Bistri; policia nuk e gjen në banesë 12 Nëntor 2026, 10:5310:53Aktualitet