Përshkallëzimi i dhunës në rrugët e Tiranës ka prekur drejtpërdrejt edhe mediat që po raportojnë në kushte tejet të vështira dhe të rrezikshme. Mësohet se gjatë përplasjeve të mëhershme mes protestuesve dhe forcave të policisë ka mbetur i lënduar operatori i televizionit News24, Elvin Kamberi. Ai është dëmtuar në momentin kur po filmonte zhvillimet dinamike dhe ndërhyrjen e forcave të rendit në terren. Lëndimi i gazetarëve dhe operatorëve vjen si pasojë e përdorimit të forcës, gazit lotsjellës dhe përleshjeve kaotike që po përfshijnë akset kryesore të kryeqytetit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
