Lajme Zone
Lëndë narkotike, armë dhe para në banesë, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Elbasan! Procedohen edhe 2 të tjerë
Të tjeraEuronews Albania

Lëndë narkotike, armë dhe para në banesë, shpallet në kërkim 40-vjeçari në Elbasan! Procedohen edhe 2 të tjerë

Një rast i trafikimit të drogës është goditur në qytetin e Elbasanit. Lidhur me këtë operacion janë sekuestruar 1 kilogram e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike, 1 armë gjahu, 71 700 lekë dhe 100 euro.

Një rast i trafikimit të drogës është goditur në qytetin e Elbasanit. Lidhur me këtë operacion janë sekuestruar 1 kilogram e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike, 1 armë gjahu, 71 700 lekë dhe 100 euro. Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim personin që posedonte lëndën narkotike. Në momentin e ndërhyrjes, 40-vjeçari nuk u gjet në banesë dhe vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Sipas njoftimit janë proceduar penalisht edhe dy persona që dyshohet se do të blinin lëndë narkotike. “Elbasan/Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, shuma parash në lekë dhe euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe sende të tjera të kundërligjshme. Shpallet në kërkim shtetasi që posedonte lëndën narkotike, me qëllim shitjen në doza. Vihen në hetim 2 shtetas që dyshohet se do të blinin lëndë narkotike. Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativave për të shitur lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shitblerja”, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K. N., 40 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 kilogram e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (një pjesë e ndarë në doza), 1 peshore elektronike, 1 armë gjahu që posedohej pa leje, 71 700 lekë dhe 100 euro. Në momentin e ndërhyrjes, 40-vjeçari nuk u gjet në banesë dhe vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. D., 37 vjeç dhe A. S., 20 vjeç, banues në Elbasan. 37-vjeçari u kap në afërsi të banesës së shtetasit në kërkim, ku dyshohet se po shkonte për të blerë doza. Nga kontrolli fizik, atij iu gjet 1 armë e ftohtë (thikë). Në afërsi të kësaj banese, u kap edhe 20-vjeçari me një sasi lënde narkotike me vete, të cilën dyshohet se kishte blerë nga shtetasi K. N. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.