Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Bora e parë zbardh majën e Korabit, temperaturat nën zero sjellin pamje dimërore nga mali më i lartë e Shqipërisë (VIDEO)


Reshjet e para të borës kanë mbuluar majën 2,764 metra mbi nivelin e detit, ndërsa mjegulla dhe i ftohti kanë krijuar shtresa akulli.

Bora e parë ka zbardhur majën e Korabit, malit më të lartë në Shqipëri, në një pamje tipike të ditëve të para të ftohta të vjeshtës. Temperaturat që gjatë natës kanë zbritur nën zero kanë sjellë reshjet e para të borës në lartësi, ndërsa mjegulla dhe temperaturat e ulëta kanë krijuar shtresa akulli mbi strukturat metalike në majë. LEXO edhe...Frikë për Lorenc Trashin, ishi i kombëtares shkakton ankth në Kategorinë e Parë! Transportohet me urgjencë në spital Në këtë peizazh të veçantë dimëror bie në sy edhe instalacioni me simbolin tonë kombëtar, shqiponjën, tashmë i mbuluar pjesërisht nga akulli. Maja e Korabit arrin 2,764 metra mbi nivelin e detit, duke e bërë Korabin malin më të lartë në Shqipëri. Pamjet nga maja, e mbuluar nga bora, mjegulla dhe akulli, sjellin një tjetër dëshmi të bukurisë së natyrës shqiptare në këtë periudhë të vitit. U.D/ReportTv.al debore Korabi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.8% Disi 7.4% Vota total: 4556 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?