Lajme Zone
KulturëReport TV

Aktivitetet kulturore/ Giuseppina Torre rrëfen historinë përmes muzikës, në Durrës vjen edicioni i dytë i Bienales Ndërkombëtare të Artit


Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1. “LA FORZA DI RINASCERE”, GIUSEPPINA TORRE NË TIRANË E VLORË LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ Festivali Ndërkombëtar i Teatrit ‘Skampa’ kthehet në Elbasan, sot çelet ekspozita e Abaz Hados “Forca për të rilindur” (La Forza Di Rinascere) është koncerti me Giuseppina Torre, që do të vijë nesër në orën 18:00 në sallën e Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë. Historia e Giuseppina Torre-s rrëfehet përmes muzikës në një performancë që ndërthur tingujt e pianos me rrëfime nga libri i saj “Un piano per rinascere. La mia storia dal vivo”, të interpretuara nga aktorja shqiptare Ina Kollçaku. Artistja do të mbajë në orën 16:30 një masterclass për studentët, nëdrsa më 2 tetor, koncerti i saj do të jetë edhe në Vlorë. 2. BIENALJA NDËRKOMBËTARE E ARTIT BASHKËKOHOR NË DURRËS Durrësi bëhet sërish pikë takimi për artin bashkëkohor ndërkombëtar në edicionin e dytë të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit, që do të mbahet nga 1 deri më 31 tetor dhe do të bëjë bashkë artistë bashkëkohorë nga vende të ndryshme, të cilët do të sjellin interpretimet e tyre mbi realitetet periferike dhe antropologjike. Kurator i bienales është Massimo Scaringella. 3. “ZÂ EXPERIENCE: KULTURA QË JETON”, TAKIM ME VLASHENT SATËN Më 1 tetor, “Zâ Experience” sjell një takim me Vlashent Satën, në një bisedë kushtuar artit, trashëgimisë dhe rrugëtimit 10-vjeçar të Zâ Fest. Biseda do të zhvillohet në kinema “Republika” në Shkodër nga ora 12:00 deri në orën 13:30. 4. GAIA MOBILIJ PËR HERË TË PARË ME NJË KONCERT NË KORÇË Artistja italiane Gaia Mobilij me një shfaqje nesër në orën 19:00 në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë si pjesë e turit të saj “Mediterranean Futurism”. Multi-instrumentaliste, këngëtare, kompozitore dhe producente e muzikës elektronike që jeton në Barcelonë, artistja do të performojë më 3 tetor edhe në Tiranë. 5. “NO LIMITS” NGA TETË FOTOGRAFË ITALIANË NË GALERINË “ODA” Sonte, më 30 shtator, në orën 19:00, Galeria “Oda” në Shkodër çel ekspozitën “No Limits”, ku prezantohen punët e tetë fotografëve italianë. Ekspozita zhvillohet në kuadër të edicionit të 17-të të “Fokus Aëard” dhe sjell për publikun një panoramë të krijimtarisë fotografike bashkëkohore italiane. 6. “FJONGO QË FLASIN”, NDËRGJEGJËSIM PËR KANCERIN E GJIRIT Një mbrëmje kushtuar ndërgjegjësimit, forcës dhe mbështetjes në luftën kundër kancerit të gjirit do të jetë ajo e nesërmja e çeljes së ekspozitës “Fjongo që Flasin” në “Vila 31 Art Explora” në orën 19:30. 7. “PSE DUHET TË JEMI TË GJITHË FEMINISTË” TE GALERI “ZETA” “Pse duhet të jemi të gjithë feministë” (Why We Should All Be Feminists) është ekspozita kuruar nga Sabine Fellner dhe me asistencën e Laurenz Fellner, që do të çelet te galeria “Zeta” në Tiranë sot në orën 18:00. Ekspozita sjell së bashku vepra të artistëve nga Shqipëria, Austria dhe vende të tjera, duke eksploruar mënyrën se si pabarazitë strukturore ndikojnë në realitetet e jetuara. Titulli i ekspozitës i referohet esesë së Chimamanda Ngozi Adichie dhe idesë së një përkufizimi bashkëkohor të feminizmit si aspiratë dhe qëllim për të gjithë. 8. “HUMUS”, NJË MBRËMJE POETIKE NË SHESHIN “SKËNDERBEJ” Toka, njerëzit, jeta e egër dhe ajo që na mbetet e përbashkët do të jenë në qendër të mbrëmjes poetike “Humus”, që do të mbahet në hapësira HBS në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, nesër në orën 17:30. Mbrëmja synon të sjellë në vëmendje lidhjen tonë me natyrën dhe biodiversitetin përmes artit. 9. FESTIVALI “KËNGA JEHO” NË QENDRËN KULTURORE TË FËMIJËVE “Kënga Jeho në Durrës”, Festivali Mbarëkombëtar i Interpretuesve dhe Krijuesve të Këngës Popullore për Fëmijë do të mbahet sot dhe nesër në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Durrës. 10. PREMIERA “MAMA” NGA XHULIANO BRISKU NË TEATRIN “BYLIS” Teatri “Bylis” sjell sot në orën 19:00 premierën e shfaqjes “Mama” me regji të Xhuliano Briskut dhe me autor Odise Plakun. Shfaqja rrëfen historinë e një mësueseje në prag të pensionit, e cila ka edukuar breza të tërë nxënësish, por nuk ka mundur të gjejë te i biri dashurinë dhe përmbushjen që ka shpresuar. Ajo do të vijojë të shfaqet deri më 2 tetor. 11. “MUZG NË KOPSHTIN E QERSHIVE”/ VIJOJNË SHFAQJET NË TEATËR Shfaqja “Muzg në kopshtin e qershive” do të vijojë të shfaqet për publikun në Teatrin Kombëtar edhe në ditët e para të tetorit, nga 1 deri më 4 tetor në orën 20:00. P.J/E.H/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.8% Disi 7.4% Vota total: 4556 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?