Lajme Zone
PolitikëReport TV

'Leja për një stallë duhet të jetë më e lehtë se për një vilë', Balla me blegtorët: TVSH-ja e qumështit nga 20% në 6% (VIDEO)


Ndërtimi i një stalle duhet të ketë procedura më të thjeshta se ndërtimi i një vile. Këtë kërkoi drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, gjatë një takimi me blegtorët dhe prodhuesit e qumështit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla.

Lehtësimi i procedurave për ndërtimin e stallave dhe mbështetja financiare për blegtorët ishin në qendër të një takimi të Taulant Ballës dhe ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, me fermerë dhe prodhues të qumështit në Tiranë. Balla kërkoi që marrja e lejeve për stallat të bëhet më e thjeshtë, ndërsa foli edhe për uljen e TVSH-së së qumështit nga 20% në 6% dhe masat e tjera mbështetëse për sektorin. “Procesi i pajisjes me leje ndërtimi për një stallë duhet të jetë të paktën më i lehtë se procesi i pajisjes me leje ndërtimi për një vilë. Shqipëria në vitin 2030 do të jetë në Bashkimin Europian dhe, për t’i paraprirë konkurrencës së madhe, duhet të fillojmë që tani të përgatitemi, duke rritur standardet”, u shpreh Balla. LEXO edhe...Bllokuan rrugët dhe u përplasën me efektivët dje gjatë protestës, gjobiten 13 protestues, 10 nën hetim Gjatë takimit u diskutua edhe mbështetja prej 120 mijë lekësh për krerë, e parashikuar në buxhet, si dhe ulja e çmimit të naftës me 320 lekë nga 1 janari. Balla u ndal veçanërisht te ulja e TVSH-së për produktet ushqimore, përfshirë qumështin, duke deklaruar se kjo masë do t'i kushtojë buxhetit të shtetit 150 milionë euro të ardhura të pambledhura. “Vetëm nga ulja e TVSH-së së ushqimeve, që është për qumështin, nga 20% shkon në 6%. Gjithë totali që qeveria nuk do të mbledhë më është 150 milionë euro”, theksoi ai. Në bashkëbisedim u trajtuan edhe kërkesat e blegtorëve për zhvillimin e aktivitetit të tyre, si dhe nevoja për përgatitjen e sektorit për konkurrencën në tregun europian. U.D/A.Hl/ReportTv.al taulant balla andis salla Tirane Blegtoria TVSH Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 72.2% Protesta 21.8% Asnjëra 6% Vota total: 1200 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?