Lehtësohen procedurat për punësimin e të diplomuarve në degë të mjekësisë. Mjekët, stomatologët, farmacistët, infermierët, mamitë dhe profesionistët e tjerë të shëndetësisë nuk do te duhet ti nënshtrohen më testeve të ndërmjetme nga urdherat profesional, por me mbylljen e praktikës mund të kryejnë direkt provimin e shtetit.
Për ndryshimin e urdherit te përbashkët mes ministres së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë Kumbaro tha se u dëgjuan kërkesat e studentëve
“Duke qëmtuar të gjithë hapat që ju duhen për t’u futur në profesion, që nga momenti që jeni futur në konkurs dhe keni aplikuar për në universitet përmes sistemit të brendshëm të universiteteve, tek rregullat për të ndjekur praktikën profesionale dhe më tej provimit të licencës që ju jep mundësinë ligjore dhe garancinë për t’u futur në tregun profesional, patëm një kërkesë edhe nga kolegët tuaj të të gjitha profileve që kishin përfunduar praktikën profesionale dhe po bëheshin gati për provimin e shtetit për të hequr hallkën e provimit të vlerësimit të ndërmjetëm. Për t’ua lehtësuar të gjithë profileve këtë momentin e provimit të ndërmjetëm, me një urdhër të përbashkët të Ministrisë së Sëndetësië dhe Mirëqenies Sociale si dhe Ministrisë së Arsimit, vendosëm këtë derregullim që lehtëson procedurat burokratike në profesione të ndryshme dhe kjo ju shërben ju”, u shpreh Kumbaro. Nga ky ndryshim përfitojnë edhe kandidatët që e kanë përfunduar tashmë praktikën dhe presin procedurat e vlerësimit, falë dispozitave kalimtare që parashikojnë përfshirjen e tyre në rregullat e reja.
“Është vetëm fillimi i një pune të cilën do ta çojmë përpara për të adresuar jo vetëm shqetësime, por për të gjetur rrugën e bashkëpunimit në mënyrë që jo vetëm të pajiseni me një diplomë që ju konfirmon se jeni në shërbim si infermierë, por gjatë gjithë praktikës suaj të arrini të merrni njohuritë maksimale, edhe teorike, edhe praktike”, tha ajo.
Në një takim me studente të dy ministret shprehën angazhimin për lehtësimin e mëtejshëm të procedurave administrative për ta me qëllim përfshirjen e studenteve në projekte universitare dhe profesionale./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Kumbarospahiu

