Lajme Zone
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

'Policia mos lëviz', zbulohet në Shkodër 'shtëpia e barit' nëntokë në Shkodër! Sekuestrohen 170 kg kanabis, 10 punëtorë në pranga, burra e gra të punësuar (EMRAT+VIDEO)


Një bunker i fshehur nën një magazinë, u zbulua nga Policia e Shkodrës në fshatin Garunjë të Gurit të Zi në Shkodër. Në ambientet e nëndheshme, efektivët gjetën 2,600 bimë kanabisi në vazo dhe 170 kilogramë kanabis të përpunuar, të ambalazhuar në thasë. Në pranga përfunduan 10 persona, mes tyre dy gra, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit.

Shkodër - Një bunker i fshehur nën një magazinë, u zbulua nga Policia e Shkodrës në fshatin Garunjë të Gurit të Zi në Shkodër. Në ambientet e nëndheshme, efektivët gjetën 2,600 bimë kanabisi në vazo dhe 170 kilogramë kanabis të përpunuar, të ambalazhuar në thasë. Në magazinën, e cila më shumë i ngjan një hangari, policia mësynë fillimisht në një dhomë në katin e parë, në cepin e së cilës ndodhet një lavatriçe. Policët, mesa duket, informacionet i kishin të plota që më parë. Lëvizin lavatriçen, dhe poshtë saj me elektrik dore zbulojnë sipërfaqen që dallon nga pjesa tjetër e dyshemesë. LEXO EDHE:Rikthimi i reshjeve të dëborës, drejtuesit e automjeteve apelohen të lëvizin me kujdes Një kapak hapet, shfaqen shkallë që të çojnë në një kat të nëndheshëm, dhe efektivët që zbresin një e nga një poshtë. Ata lëvizin mes labirintesh dhe korridoresh, derisa hyjnë në një dhomë që duket të jetë relativisht e madhe. Brenda saj gjenden me mijëra bimë kanabis sativa të proces kultivimi, të vendosura nëpër vazo, të ndriçuara me llamba, LED në tavanë dhe tuba të shumtë për ventilimin e tyre. Ngjashëm u gjet edhe një ambient i dytë në bunker, plotë me rrënjë kanabisi që rriteshin pa problem, në të njëjtën mënyrë. Në një dhomë më të vogël, u gjetën thasë me kanabis të tharë, i cili me gjasë shumë shpejt do të nisej drejt “tregut” të paligjshëm diku gjetkë. Jo më kot policia e kodoi operacionin “Labirinti”, prej mënyrës së sofistikuar të ndërtimit të ambientit dhe kamuflimit që askush mos të dyshonte se në dhomat e nëndheshme kultivohej kanabi sativa. Ambienti u gjet në një zonë që quhet Kanali i Drinit, pranë lumit në Gur të Zi, në fshatin Garunjë. Brenda këtyre ambienteve, policia gjeti dhe arrestoi 10 persona, mes të cilave edhe 2 gra, të cilët merreshin me çdo gjë, nga fillimi i nisjes së procesit të kultivimit, deri në fund. Interesant është fakti që asnjë prej tyre nuk janë banorë të zonës. 2 gratë, Dorjana Kovaçi dhe Migena Perçi, 36 dhe 38 vjeçe, janë nga Gjirokastra. Agim Kovaçi, Endrit Kovaçi dhe Ronaldo Dule, 61, 41 dhe 28 vjeç, janë nga Cërriku, Arben Guri, 37 vjeç, nga Tirana, Artur Lika, 46 vjeç, nga Poliçani, Fatmir Luka dhe Anton Toli, 18 dhe 30 vjeç nga Ishull-Lezhë dhe Ervin Toli, 25 vjeç, nga Mirdita. Një tjetër persona u shpall në kërkim nga policia. Dyshimet janë se këta persona të jenë veç punëtorë në këtë punishte të pazakontë kanabisi, ndërsa pas tyre të fshihen të tjerë që kanë investuar miliona për ngritjen e një strukture të tillë. Burime bëjnë me dije se ata ishin sjellë prej pak ditësh, me qëllim korrjen e bimëve, të paktën këtë u kanë rrëfyer paraprakisht bluve. Pas përfundimit të operacionit dhe numërimit një për një të rrënjëve të kanabisit, policia thotë se u gjetën dhe sekuestruan 2,600 bimë të kultivuara në vazo dhe 170 kilogramë i përpunuar, i ambalazhuar në 10 thasë plastikë. Hetimi i policisë vijon për identifikimin e krerëve të grupit, në bashkëpunim me prokurorinë. Ky operacion shfaq dyshime për grup të organizuar, i cili pritet të zbardhet në vijim. Marrja në pyetje e të arrestuarve dhe mbledhja e të dhënave brenda bunkerit pritet të jetë kyç për zbardhjen e plotë. Të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Labirinti’Dorjana Kovaçi, 36-vjeçe banuese në GjirokastërMigena Perçi, 38-vjeçe banuese në GjirokastërAgim Kovaçi, 61-vjeç banues në Cërrik Endrit Kovaçi, 41-vjeç banues në CërrikRonaldo Dule, 28-vjeç banues në Cërrik Arben Guri, 37-vjeç banues në TiranëArtur Lika, 46-vjeç banues në Poliçan Fatmir Luka, 18-vjeç banues në Ishull-Lezhë Ervin Toli 30-vjeç banues në Ishull-LezhëAnton Toli, 25-vjeç, banues në MirditëNjoftimi i policisë: Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Labirinti”. Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtruan kontrolle në dy objekte në zonën e quajtur “Kanali i Drinit”. Gjatë kontrollit në njërin prej objekteve, një magazinë, shërbimet e Policisë zbuluan një hyrje të kamufluar që të çonte në një ambient nëntokësor. Ambienti ishte i ndarë në dy pjesë, njëra e përshtatur për kultivimin e kanabisit me anë të llambave dhe tjetra për përpunimin e lëndës narkotike. Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë 10 shtetasit e konstatuar në këtë ambient: -D. K., 36 vjeçe, dhe M. P., 38 vjeçe, të dyja banuese në Gjirokastër; -A. K., 61 vjeç, E. K., 41 vjeç, dhe R. D., 28 vjeç, të tre banues në Cërrik; -A. G., 37 vjeç, banues në Tiranë; -A. L., 46 vjeç, banues në Poliçan; -F. L., 18 vjeç, dhe A. T., 30 vjeç, të dy banues në Ishull-Lezhë; - E. T., 25 vjeç, banues në Mirditë. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. L., 46 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga DVP Shkodër. Gjatë kontrollit në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 2 600 bimë të dyshuara narkotike kanabis, si dhe 170 kg lëndë bimore e përpunuar, e ambalazhuar në 10 thasë plastikë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në të. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K M.V Shqiptarja.com TAG: kanabis Shkoder Dorjana Kovaçi Migena Perçi Agim Kovaçi Endrit Kovaci Ronaldo Dule Arben Guri Artur Lika Fatmir Luka Ervin Toli Anton Toli Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71% Protesta 23% Asnjëra 6% Vota total: 2526 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?