Agjencia Shtetërore e Kadastrës mundëson tashmë përmes portalit e-Albania aplikimin për pajisjen me faturat e parcelës ndërtimore, një hap i rëndësishëm për personat që kanë legalizuar banesën dhe duhet të përmbyllin edhe procedurën që lidhet me tokën ku ajo është ndërtuar. Aplikimi kryhet online dhe është pa pagesë, ndërsa faturat i dërgohen qytetarit elektronikisht, me vulë digjitale, në seksionin “Dokumentet e mia” në e-Albania. Kështu, kërkesa mund të ndiqet përmes portalit, pa qenë e nevojshme paraqitja fizike. LEXO edhe...Dha dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Elbasanit vetëm 3 orë pas emërimit, Everest Kazheli në krye të Hetimit Tatimor Faturat nevojiten për të vijuar procedurën e blerjes së truallit, kur parcela është pronë shtetërore dhe plotësohen kushtet ligjore. Pas pagesës, qytetarët mund të aplikojnë për certifikatën e pronësisë së tokës. Procedura ndryshon në varësi të statusit juridik të parcelës. Kush përfiton nga lehtësitë financiare. Sipas VKM-së nr. 446, datë 26.07.2023, për kategori të caktuara parashikohen lehtësi në pagesën e parcelës: 100% përjashtim nga pagesa për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe personat e verbër që plotësojnë kriteret ligjore, si dhe për kategori të caktuara institucionesh e bashkësish fetare. 50% ulje për familjet me anëtarë me aftësi të kufizuara sipas kategorive të përcaktuara, familjet njëprindërore me fëmijë në ngarkim, dëshmorët dhe familjarët e tyre, si dhe poseduesit që kanë mbushur moshën e pensionit. 30% ulje për poseduesit e ndërtimeve që përfitojnë ndihmë ekonomike. Gjithashtu, për blerjen e parcelës shtetërore mund të përfitohet 20% ulje nëse pagesa kryhet brenda 30 ditëve nga njoftimi, si dhe të përdoren bonot e privatizimit për 50% të vlerës, sipas kushteve përkatëse. Përfitimi nga lehtësitë kushtëzohet nga plotësimi i kritereve ligjore dhe paraqitja e dokumentacionit përkatës. Aplikimi për faturat është pa pagesë dhe dokumenti mund të shkarkohet online në çdo kohë. Përmes kalimit të këtij shërbimi online, Agjencia Shtetërore e Kadastrës synon të lehtësojë aksesin e qytetarëve në procedurat kadastrale dhe t’u mundësojë ndjekjen e kërkesave në mënyrë më të thjeshtë, pa pagesë për aplikimin dhe pa paraqitje fizike. Xh.K/ReportTv.al kadastra banese Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11983 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
