Lajme Zone
LDK kërkon që Kuvendi të konstituohet sonte
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

LDK kërkon që Kuvendi të konstituohet sonte

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që seanca konstituive të vazhdojë sonte.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësim për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që seanca konstituive të vazhdojë sonte.Në një deklaratë për media, LDK ka paralajmëruar se mosrespektimi i afatit mund ta çojë vendin drejt, siç e ka cilësuar partia, “paqartësisë kushtetuese” dhe mungesës së legjitimitetit institucional. “Një situatë e tillë rrezikon ta vendosë Republikën e Kosovës në një fazë të paqartësisë kushtetuese e mungesë të plotë të legjitimitetit institucional, dhe me pasoja të pariparueshme për funksionimin e rregullt të institucioneve dhe sigurinë juridike në vend”, thuhet në deklaratën e LDK-së.Partia ka theksuar se qëndrimi i saj për këtë çështje ka qenë i pandryshuar gjatë gjithë procesit.“Qëndrimi i LDK-së ka qenë i qartë dhe konsistent gjatë gjithë këtij procesi, Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar LDK-ja.Sipas partisë, ky qëndrim është paraqitur edhe në takimet konsultative të zhvilluara për konstituimin e institucioneve, përfshirë takimin e zhvilluar të premten nga kryetari i LDK-së.LDK ka rikujtuar se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën detyrim kushtetues.“Lidhja Demokratike e Kosovës rikujton se zbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim kushtetues dhe se respektimi i tyre i plotë është në interes të funksionimit demokratik të Republikës”, thuhet në deklaratë.Në këtë drejtim, LDK-ja i ka bërë thirrje subjektit të parë parlamentar që të mundësojë vazhdimin e seancës brenda afatit të përcaktuar.“LDK i bën thirrje subjektit të parë parlamentar që, në përmbushje të përgjegjësive që i takojnë në këtë proces, të mundësojë mbajtjen e seancës së konstituimit sonte dhe përmbylljen e këtij procesi brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratë. Sipas LDK-së, mosvazhdimi i seancës gjatë së premtes do t’ua pamundësonte deputetëve ushtrimin e mandatit të tyre në përmbushje të obligimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.“Mosthirrja e vazhdimit të seancës sonte, brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, u pamundëson deputetëve ushtrimin e mandatit të tyre në përmbushje të obligimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ashtu siç është përcaktuar me aktgjykimin e muajit qershor 2025”, ka përfunduar LDK-ja. /Telegrafi/