Lajme Zone
Larg muzikës prej muajsh, Buta rikthehet me një rrëfim: Fokus ka qenë shëndeti! Jam ribashkuar me familjen
KulturëReport TV

Larg muzikës prej muajsh, Buta rikthehet me një rrëfim: Fokus ka qenë shëndeti! Jam ribashkuar me familjen

Përmes vetëm disa rreshtave krah një postimi, reperi Buta ka ndarë me fansat përditësimet lidhur me jetën e tij. Mungesa në muzikë ka ardhur si shkak i përqendrimit te shëndeti dhe shërimit nga varësia ndaj substancave. Në një tjetër foto, ai ka bërë me dije se është ribashkuar me bashkëshorten, pas lajmeve për ndarjen e tyre.

Prej disa muajsh prej tij nuk ka pasur asnjë lajm, por shumë gjëra kanë ndryshuar. Përmes vetëm disa rreshtave krah një postimi, reperi Buta ka ndarë me fansat përditësimet lidhur me jetën e tij. Mungesa në muzikë ka ardhur si shkak i përqendrimit te shëndeti dhe shërimit nga varësia ndaj substancave. Në këngët e tij, Buta flet shpesh për drogën e hashashin, por prej janarit, ka hequr dorë prej tyre. LEXO edhe...Kosovë/ Incidenti me armë në Ferizaj, një muaj paraburgim për reperin Buta “Më falni që nuk kemi nxjerrë shumë muzikë këtë vit. Kam qenë i fokusuar te shëndeti. Kam dashur të kthjellohem këtë vit dhe ia kam arritur. Jam esëll që nga janari”, shkruan reperi. Në një tjetër foto, ai ka bërë me dije se është ribashkuar me bashkëshorten, pas lajmeve për ndarjen e tyre. “U ribashkova me familjen”, shkruan ai në foton ku duket me të shoqen e vajzën. Duket se me këtë fazë të re në jetën e Butës, çifti i ka dhënë një tjetër mundësi marrëdhënies. 1/2 P.J/ReportTv.al buta Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 74.7% Jo 17.2% Nuk e di 8.1% Vota total: 296 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?