Lajme Zone
“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!
PolitikëBalkanWeb

“Larg duart nga studentët”, Irma Libohova shpërthen ndaj dhunës shtetërore: O shteti pa shtet! Ka shkuar thika në asht, IKNI!

Vala e revoltës popullore po merr një mbështetje gjithnjë e më të gjerë nga figurat më të njohura të artit dhe kulturës në vend.

Vala e revoltës popullore po merr një mbështetje gjithnjë e më të gjerë nga figurat më të njohura të artit dhe kulturës në vend. Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka reaguar me tone të ashpra e me revoltuar ndaj ndërhyrjeve të dhunshme të policisë dhe shtypjes së protestuesve në rrugët e kryeqytetit. Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, artistja e shquar ka dënuar sjelljen e pushtetit ndaj nënave, grave dhe studentëve, duke u rreshtuar hapur krah lëvizjes qytetare dhe duke kërkuar largimin e menjëhershëm të qeverisë. “O shteti pashtet! Ka shkuar thika në asht.

Larg duart nga nënat, fëmijët, vajzat e gratë! Larg!

Larg duart nga studentët! Larg duart nga e ardhmja! IKNI!

Me protestën!”, shkroi ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb