Lakror me qepë e domate Përbërësit brumi: LEXO edhe...Papare vetëm me bukë e gjalpë, receta e 'famshme' e Mirela Andonit 250 g miell100 g kos1 lugë e vogël kripë1/3 lugë e vogël sodëPak ujëMbushja: 2 qepë4 domateKripëPiperVaj ulliriPërgatitja: Në tigan kaurdisni qepët me kripë, sapo të marrin ngjyrë shtoni domatet e pastruara nga lëkurat. Kur gjella të mbetet me pak lëng shtoni piper të bluar. E lini të ftohet. Te mielli shtoni pak sodë, kripë, kos dhe pak ujë. Formoni brumin e lakrorit edhe e ndani në dy pjesë. E hapni petë dhe e shtroni te letra e furrës. Hapni edhe petën tjetër. E mbushni me gjellën petën poshtë, vendosni petën tjetër edhe mblidhni anët. E vendosni duke tërhequr letrën te teli i furrës. Furrën e ndizni 5 minuta të nxehet me temperaturë maksimale, me ventilim dhe e vendosni telin me lakrorin në fund fare. Piqet për 12 minuta me temperaturë maksimale pa e lëvizur fare nga fundi. MC/ReportTv.al zonjaalbana lakror me qepe e domate receta te shpejta receta tradite gatime shtepie shije Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.3% Vota total: 1499 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
