Drejtoresha e AMA-s Armela Krasniqi Drejtoresha e AMA-s Armela Krasniqi ka zbuluar për CNA se cilat janë masat që merren në lidhje me lajmet dezinformuese.
Krasniqi në përgjigjen zyrtare për CNA është shprehur se për përmbatjet që hyjnë në kompetencën e AMA-s, Këshilli i Ankesave shqyrton materialin audioviziv dhe pretendimet e palëve, më pas vendos në përputhje me gjetjet e rastit.
Drejtoresha e AMA-së thekson se, reagimi mund të përfshijë tërheqje vëmendjeje, thirrje sensibilizuese, rekomandim ose, kur plotësohen kushtet ligjore, sanksion financiar. Gjatë shqyrtimit mund të zhvillohet edhe seancë dëgjimore. “Për përmbajtjet që hyjnë në kompetencën e AMA-s, Këshilli i Ankesave shqyrton materialin audioviziv dhe pretendimet e palëve, më pas vendos në përputhje me gjetjet e rastit.
Reagimi mund të përfshijë tërheqje vëmendjeje, thirrje sensibilizuese, rekomandim ose, kur plotësohen kushtet ligjore, sanksion financiar. Gjatë shqyrtimit mund të zhvillohet edhe seancë dëgjimore.
Pretendimet që lidhen vetëm me konkurrencën ndërmjet subjekteve, pa një shkelje të legjislacionit audioviziv, nuk trajtohen nga AMA.
Krahas shqyrtimit të ankesave, AMA zhvillon veprimtari të edukimit mediatik, përmes të cilave nxit verifikimin e informacionit dhe njohjen e mekanizmit të ankimit. Rritja e numrit të ankesave mund të pasqyrojë edhe njohjen më të mirë të këtij mekanizmi, ndonëse vetëm kjo e dhënë nuk mjafton për të përcaktuar shkakun e rritjes”, është shprehur drejtoresha e AMA-s, Armela Krasniqi për CNA. Industria e gjobëvënies/ Armela Krasniqi e AMA-s flet me shifra 6 Tetor, 13:43 Lidhur me pyetjen a ka nevojë për një ligj të ri ose për ndryshime ligjore, Krasniqi deklaron se çështja e dezinformimit trajtohet në Strategjinë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit 2025-2030, miratuar me ligjin nr. 47/2025. AMA ka dhënë kontribut në këtë kuadër dhe ka detyra që lidhen, ndër të tjera, me edukimin mediatik dhe ndërgjegjësimin e publikut. “Çështja e dezinformimit trajtohet në Strategjinë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit 2025-2030, miratuar me ligjin nr. 47/2025. AMA ka dhënë kontribut në këtë kuadër dhe ka detyra që lidhen, ndër të tjera, me edukimin mediatik dhe ndërgjegjësimin e publikut. Këto synojnë t'i ndihmojnë qytetarët të njohin mënyrat e përhapjes së dezinformimit, të verifikojnë burimet dhe të zhvillojnë mendimin kritik, duke forcuar qëndrueshmërinë e publikut ndaj manipulimit të informacionit”, shpjegoi Krasniqi./ CNA Industria e gjobëvënies/ Armela Krasniqi e AMA-s flet me shifra 6 Tetor, 13:43 Gjobëvënia e mediave dhe portaleve anonime/ Instituti i Medias: Nuk kemi vakuum ligjor, por mungesë zbatimi
30 Shtator, 13:12 Peizazhi mediatik, i përmbytur nga fenomeni i gjobëvënies
23 Shtator, 11:12 Industria e gjobëvënies, alarmi për bizneset
23 Shtator, 10:32 Gjobëvënia përmes mediave dhe portaleve anonime/ Nikolin Jaka ngre alarmin: Po dëmtohen bizneset
23 Shtator, 10:06 Industria e gjobëvënies/ Nikolin Jaka: Bizneset përballen me humbje serioze financiare
22 Shtator, 16:23 Industria e gjobëvënies/ Armand Shkullaku: Një lukuni portalesh sulmojnë bizneset
21 Shtator, 14:32 Industria e gjobëvënies/ Si përdoren lajmet e rreme për të sulmuar konkurrentët në biznes
20 Shtator, 15:01 Sulmet e mediave anonime/ Dhoma e Tregtisë: Të zbatohen masat që mbrojnë biznesin
22 Shtator, 16:02 Gjobëvënia nga mediat dhe portalet anonime/ Nikolin Jaka: Po sulmohen dhe dëmtohen qëllimisht bizneset
22 Shtator, 15:26 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

