Lajme Zone
"La Roja" në finalen e Botërorit, Franca dorëzohet në gjysmëfinale
SportPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

"La Roja" në finalen e Botërorit, Franca dorëzohet në gjysmëfinale

Spanja është skuadra e parë që siguron një biletë për finalen e Kupës së Botës, pasi triumfoi 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinalen e zhvilluar këtë të martë. Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente zhbllokoi sfidën në pjesën e parë, kur një ndërhyrje e gabuar e Lucas Digne në zonë i dhuroi spanjollëve një penallti. Mikel Oyarzabal u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke mposhtur portierin Mike Maig

Spanja është skuadra e parë që siguron një biletë për finalen e Kupës së Botës, pasi triumfoi 2-0 ndaj Francës në gjysmëfinalen e zhvilluar këtë të martë. Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente zhbllokoi sfidën në pjesën e parë, kur një ndërhyrje e gabuar e Lucas Digne në zonë i dhuroi spanjollëve një penallti. Mikel Oyarzabal u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke mposhtur portierin Mike Maignan për golin e avantazhit.

Franca u përpoq të reagojë dhe të rikthejë ekuilibrat, por hasi vështirësi për të depërtuar në mbrojtjen spanjolle. Ndërkohë, Spanja krijoi edhe raste të tjera të rrezikshme para pushimit, duke qenë pranë golit të dytë.

Në pjesën e dytë, iberikët vulosën kualifikimin me golin e Pedro Porro, i cili fiksoi rezultatin përfundimtar 2-0 dhe i dërgoi spanjollët në finalen e madhe.

Tashmë Spanja pret të mësojë kundërshtaren e saj, që do të dalë nga gjysmëfinalja tjetër mes Anglisë dhe Argjentinës, e programuar të luhet të mërkurën. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm