Lajme Zone
“Ky është sistemi që ofron Shqipëria: Të tjerët kalojnë kufirin direkt, ne presim radhën”
PolitikëJOQ Albania

“Ky është sistemi që ofron Shqipëria: Të tjerët kalojnë kufirin direkt, ne presim radhën”

Një familje shqiptare, e cila po udhëtonte nga Greqia drejt Shqipërisë, i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast që, sipas tyre, tregon për një kalim të padrejtë në pikën kufitare.

Një familje shqiptare, e cila po udhëtonte nga Greqia drejt Shqipërisë, i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast që, sipas tyre, tregon për një kalim të padrejtë në pikën kufitare.

Familja tregon se prej disa orësh po pret në Qafë Botë për të hyrë në Shqipëri. Në automjet ndodhen edhe dy fëmijë të vegjël, ndërsa fluksi i lartë i mjeteve ka shkaktuar radhë dhe vonesa të gjata.

Por teksa prisnin në radhë, kanë parë një grua të zbresë nga një automjet me targa shqiptare dhe, pasi ka marrë pasaportat e dy automjeteve shqiptare, është drejtuar drejt policisë kufitare, duke anashkaluar radhën dhe ka kauar menjëherë kufirin.

Familjarët shprehen të indinjuar nga ajo që e konsiderojnë si trajtim të pabarabartë në kufi. Ata thonë se raste të tilla i kanë bërë të zhgënjehen dhe të mos duan të rikthehen në Shqipëri.

“Kjo është Shqipëria dhe ky është sistemi që ofron”, shprehen ata, duke kërkuar që rasti të verifikohet dhe të ketë një trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët që presin në radhë në pikën kufitare.