Ky është 35-vjeçari Refit Buzi, autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku ekzekutoi me armë ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas mori peng ish-gruan. Sipas të dhënave paraprake, Buzi qëlloi për vdekje me armë gjahu Kosta Plakën, plagosi bashkëshorten e tij Belere Plaka dhe më pas mori me forcë ish-bashkëshorten, duke u larguar me automjet nga vendngjarja.
Burime bëjnë me dije se 35-vjeçari nuk është emër i panjohur për autoritetet. Sipas informacioneve, ai kishte marrë peng edhe një person tjetër disa vite më parë.
Ndërkohë, familjarët e viktimës dhe fqinjët tregojnë se autori banonte pranë familjes Plaka dhe se kishte ushtruar prej kohësh presion dhe kërcënime ndaj tyre. Ata pretendojnë se Buzi ishte arrestuar disa herë për shkak të konflikteve dhe kërcënimeve, ndërsa kishte kërcënuar edhe ish-bashkëshorten me armë zjarri.
Policia vijon operacionin për kapjen e 35-vjeçarit, i cili dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me ish-bashkëshorten, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit janë në vijim. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

