Një qytetare ka ngritur një shqetësim serioz për një person që, sipas saj, prej dy ditësh ndodhet i shtrirë dhe i palëvizur pranë liqenit, afër “Kalcetos Peti”.
Në denoncimin e mbërritur në redaksinë tonë, ajo tregon se e ka parë burrin të shtrirë në të njëjtin vend, me valixhet pranë tij, dhe se pozicioni i tij nuk ka ndryshuar gjatë këtyre dy ditëve.
“U çudita kur e pashë edhe sot në të njëjtin vend dhe në të njëjtin pozicion”, shprehet qytetarja, e cila thotë se ka frikë se personi mund të ketë ndërruar jetë.
Për shkak se nuk ka pasur mundësi të njoftojë vetë policinë, ajo ka kërkuar që rasti të bëhet publik dhe të verifikohet sa më shpejt nga autoritetet dhe strukturat përkatëse.

