Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës, ndërsa në rend dite janë disa pika.Seanca e Kuvendit mbahet në ora 10:00. Rendi i ditës:Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,Deklarimet jashtë rendit të ditës,Pyetjet parlamentare,Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare. /Telegrafi/

