Lajme Zone
Kuvendi në kaos, me ‘dirigjim’ të Berishës PD bllokon foltoren! I merr kartonët mazhorancës, përmbys karriget! Noka sulmon Ballën e Peleshin, Fidel Kreka godet me bllok votimi ish-ministrin Hoxha
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Kuvendi në kaos, me ‘dirigjim’ të Berishës PD bllokon foltoren! I merr kartonët mazhorancës, përmbys karriget! Noka sulmon Ballën e Peleshin, Fidel Kreka godet me bllok votimi ish-ministrin Hoxha

Bllokim i menjëhershëm i foltores ishte metoda e përzgjedhur nga deputetët e PD për të mos lejuar vijimin normal të seancës plenare që në nisje të saj. Sipas tyre, e vetmja pikë në rendin e ditës që sot priste edhe votimin për fazën e dytë të ‘Territoriales’, është protesta që zhvillohet prej 10 ditësh. Flamur Noka ishte ‘prijësi’ i sulmeve. Me t’u bllokuar foltorja dhe pasi mori fjalën Taulant Ba

Bllokim i menjëhershëm i foltores ishte metoda e përzgjedhur nga deputetët e PD për të mos lejuar vijimin normal të seancës plenare që në nisje të saj. Sipas tyre, e vetmja pikë në rendin e ditës që sot priste edhe votimin për fazën e dytë të ‘Territoriales’, është protesta që zhvillohet prej 10 ditësh. Flamur Noka ishte ‘prijësi’ i sulmeve. Me t’u bllokuar foltorja dhe pasi mori fjalën Taulant Balla, ai shkoi menjëherë drejt këtij të fundit duke i shkulur mikrofonin dhe hedhur letra. LEXO edhe...E solli nga rruga në parlament, Berisha mbështet sërish protestat e dhunshme: Trima me fletë, bëmë gjithçka të sillnin zërin e tyre në Kuvend! Forumi Rinor i PD ka qenë një nga iniciatorët Nga ky moment, gjithçka i ka lënë vendin kaosit. Opozita ka kthyer përmbys karriget dhe nuk pushojnë thirrjet. Pas sulmit ndaj Ballës, Noka ka tentuar t’u marrë edhe kartonët deputetëve të mazhorancës ndërsa ata votonin. Fidel Kreka sulmoi Ervin Hoxhën duke e shtyrë dhe qëlluar me bllokun e votimit, ndërsa tentoi të godasë Bledi Çucin, por u ndalua nga garda. Pas gjithçkaje, duket se po qëndron Sali Berisha që shihet duke i orkestruar të tijët sesi të veprojnë pasi u jep udhëzime. Drejt Niko Peleshit, deputetët e PD hodhën edhe ujë, kurse Noka i flaku edhe rregulloren. Ata nuk reshtin me thirrjet “parlament i krimit”, ndërsa godasin edhe tavolinat. Në duar mbajnë edhe foto të protestuesve të lënduar. Në këto kushte, mazhoranca socialiste anuloi të gjithë diskutimet dhe kaloi në votim të projektligjeve. Seanca u mbyll pas një ore. Lajm në përditësim... Ora 11:57 Protestat, Balla akuza PD: Ka paguar nga 100 mijë lekë për protestuesit e maskuar, 115 zjarrvënës në kërkim fshihen në selinë e saj! Berisha tentoi të digjte PS Taulant Balla po mban një deklaratë jashtë Kuvendit ku thotë se PD është autorja e zhvillimit të zhvillimit jo normal të seancës. Më tej, akuzoi PD se ka paguar protestues të maskuar për të kryer trazirat e ditëve të fundit, me një shumë prej 100 mijë lekësh secili.Kreu i grupit të PS thotë se ishte Sali Berisha ai që tentoi të digjte selinë e PS, por pa sukses.“Kuvendi i Shqipërisë nuk do të humbë qoftë ehde një seancë të vetme për vendime të tjera. Dritarja që kemi në 2027 për të mbyllur negociatat, janë diku te 250 ligje që duhet t’i kalojmë në Kuvend. kush do që të marrë në zgjedhje, qoftë partia që po shkon drejt vdekjes, qoftë aktorë të tjerë politikë, le të marrin pjesë në zgjedhjet vendore, ta masin njëherë sa e kanë mbështetje dhe pastaj në 2029 janë zgjedhjet parlamentare.Policia e Shtetit është institucioni që garanton sigurinë e çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë, që kur del nga shtëpia. Policia po mbron institucionet. Duhet të mbështesim policinë për të garantuar sigurinë në çdo institucion. Ankesat që bëni janë në verifikim nga AMP. Sot në Shqipëri i vetmi institucion që meriton gjithë respektin dhe mbështetjen është SPAK. Kur vihet zgjarr mbi GJL apo BSH dhe një prokuror firmos mosdërgimin e çështjes në gjykatë, s’di nëse është ende në punë kreu i ILD.Është e papranueshme që fëmijë 17-vjeçarë të përdoren për dhunë. Meqë ju gazetarët e bëni këtë punë, drejtojuni Prokurorisë së Tiranës. A ka deputetë të PD që kanë paguar 100 mijë lekë për kokë për të udhëzuar dhunë? 115 të kërkuar për zjarrvënie strehohen në selinë e PD.Sali Berisha është instruktori i goditjes së PS. E dinim që Berisha do të dërgonte njerëzit e vet për ta djegur. Jo vetëm që s’ka për ta djegur, por PS do ta mundë në 2027 dhe 2029.Si kryetar grupi, dua të bëjmë 1/10 e asaj që po bën Macron apo Meloni, mos të vonohemi”, tha Balla. Share Ora 11:10 Mazhoranca vijon votimin pa diskutim, Ardit Bido e deputetët socialistë vendosin kartonët mbi mikrofon Udhëzimin e Niko Peleshit drejt mazhorancës për të mos i ulur kartonët ndërsa në seancë po votohet pa diskutim për shkak të rrëmujës së shkaktuar nga deputetët e PD, Ardit Bido e ka marrë në kuptimin e vërtetë të fjalës.Deputeti e ka vendosur kartonin e tij në mikrofon, veprim që shihet të kryhet edhe nga kolegët e tjerë. Share Ora 11:04 Me mikrofon të shkulur në dorë, Këlliçi dhe Noka kryesojnë rrëmujën në Kuvend, s’lëvizin nga foltorja Belind Këlliçi dhe Flamur Noka janë bërë bashkë në foltoren e Kuvendit që po mbahet e bllokuar nga opozita. Ata e godasin vazhdimisht duke bërë thirrje të ndryshme, ndërsa në dorën e Këlliçit shihet edhe një prej mikrofonëve të shkulur. Share Ora 11:02 Opozita mban të bllokuar foltoren, Berisha duartroket nga vendi i tij pas udhëzimeve të dhëna (VIDEO) Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është filmuar duke duke duartrokitur depuetët e tij për bllokimin e foltores.Opozita dëgjohet duke brohoritur 'Dorëheqje' ndërsa i bien tavolinës me duar.Që në nisje të seancës Berisha u pa duke i dhënë udhëzime të tijëve, për bllokimin e foltores, veçanërisht Flamur Nokës dhe Gent Strazimirit. Share Ora 10:52 Vijojnë tensionet në Kuvend, Noka hedh rregulloren drejt Peleshit (VIDEO) Vijojnë tensionet në seancën plenare. Mazhoranca socialiste ka anuluar të gjithë diskutimet dhe ka kaluar në votim të projektligjeve.Teksa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi po flet, Flamur Noka ka hedhur një rregullore drejt tij. Share Ora 10:41 Të tjera sulme nga PD në Kuvend, Fidel Kreka shtyn ish-ministrin Hoxha, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë Çuçin, e ndalon garda (VIDEO) Deputeti i PD, Fidel Kreka, ka sulmuar ish-ministrin Ervin Hoxha duke i gjuajtur me bllokun e votimit në kokë. Ai provon të gjuajë edhe Bledi Çuçin, por ndërhyri garda. Share Ora 10:40 Pas sulmit ndaj Ballës, Noka tenton t’u rrëmbejë kartonët deputetëve të PS (VIDEO) Ndërsa mazhoranca zhvillon votim pa diskutim, Flamur Noka tentoi t’u merrte kartonët deputetëve socialistë. Veprimi i tij pason sulmin ndaj Taulant Ballës.Ndërkohë foltorja është e bllokuar nga deputetët e opozitës që po godasin edhe tavolinat. Share Ora 10:31 Kaos në Kuvend, deputetët e opozitës mbajnë të bllokuar foltoren, përmbysin karriget! Hedhin ujë, thirrje: Parlament i krimit (VIDEO) Në rikthimin në seancë pas pushimit, opozita po shkakton kaos në Kuvend. Deputetët kanë përmbysur karriget e tyre dhe vijojnë të mbajnë të bllokuar foltoren. Gjatë kësaj kohe, mazhoranca po vijon me votimin me kartonë të pr.kalendarit.Nga opozita po hidhet edhe ujë, ndërsa nuk reshtin thirrjet “parlament i krimit” dhe “ju erdhi fundi!” Share Ora 10:29 Tensionet në Kuvend, Berisha udhëzon nga karrigia deputetët se çfarë duhet të bëjnë në foltore! Këshilla Nokës e Strazimirit (VIDEO) Teksa opozita ka bllokuar foltoren që në nisje të seancës, kreu i PD Sali Berisha qëndron i ulur në karrigen e tij duke i dhënë udhëzime të tijëve se çfarë duhet të bëjnë.Në një moment ai ngrihet dhe shihet teksa i thotë diçka Gent Strazimirit dhe Flamur Nokës. Share Ora 10:19 Seanca plenare nis me tensione, Noka i heq me forcë mikrofonin Taulant Ballës (VIDEO) Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi me përplasje.Ndërsa mori fjalën për të folur, Flamur Noka i hoqi me forcë mikrofonin, Taulant Ballës."Asnjë deklaratë nuk e justifikon dhunën. Policia po përmbysh detyrën që ajo ka", tha kreu i grupit parlamentar të PS. Share Ora 10:15 Protesta/ PD bllokon foltoren që në nisje të seancës: Duhet zgjidhje politike (VIDEO) Opozita ka bllokuar foltoren që në nisje të seancës plenare.Ata dëgjohen të thonë ‘zgjidhje politike’, për protestën që po mbahet për 10 ditësh në Tiranë. Share Ora 10:01 Sot protestë/ Nga Sinaj te Spiropali, deputetët mbërrijnë më herët në parlament Deputetë të mazhorancës dhe opozitës kanë nisur të hyjnë në parlament të paktën një orë më herët para nisjes së seancës, pasi sot pritet edhe protestë.Deputetët që tashmë kanë mbërritur janë Vullnet Sinaj, Admir Kadeli, Ilva Gjuzi, Arbjan Mazniku, Iris Luarasi, Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali, Pirro Vengu, Mirela Kumbaro etj Share Ora 09:46 Sulmet me molotovë gjatë protestave, zjarrfikësja në gatishmëri pranë parlamentit (VIDEO) Pas pak minutash, Kuvendi do të mbajë seancën plenare, ndërsa është njoftuar edhe protestë. Brenda parlamentit, në pjesën e pasme, është pozicionuar edhe një zjarrfikëse, në gatishmëri për çdo situatë.Në 9 ditët e shkuara, protestuesit, veç gurëve e sendeve të tjera, kanë hedhur edhe molotovë duke shkaktuar edhe zjarre në disa ministri e gjykata. Share Ora 09:00 Në pritje të protestës, policia vendos kordon sigurie rreth parlamentit (VIDEO) Policia ka rrethuar perimetrin në afërsi të parlamentit duke vendosur barriera metalike te Xhamia e Namazgjasë e deri te hyrja e institucionit. Vihet re se ka automjete të shumta policie, si dhe efektivë pasi sot, pritet që jashtë parlamentit të ketë protestë. Share Xh.K/E.H/ReportTv.al kuvend 22 tetor 2026 PD PS reforma territoriale Komento Komente Turi: 22/10/2026 10:42 Po ku je o Muli se na thave syte. Shyqyr qe dole ne tv. Përgjigju Arta: 22/10/2026 10:27 Ja filloi teatri ktu kerkojne interpelance e ktu bejne si qet e rrugeve prandaj jemi katandis keshtu,se bejne per tu duk,ne nje tsahan thot populli hane te gjithe.Diten zihen si qente e lagjes naten shkojne e hane bashke Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 10913 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?