Dekreti i Presidentit për emërimin e Ervin Demos si Ministër i Punëve të Brendshme, ka marrë dritën jeshile dhe në Kuvend me 83 vota pro. Kundër emërimit të tij votuan vetëm dy deputetë, Erald Kapri i Mundësisë dhe Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë. Tashmë, Demo pritet të betohet para Presidentit Bajram Begaj që të nisë zyrtarisht me detyrën. Demo merr drejtimin e këtij dikasteri pas lëvizjeve të fundit që kryeministri Rama bëri në kabinet duke larguar Besfort Lamallarin. Ky i fundit do t’i ribashkohet kreut të qeverisë në kryeministri. Ndërkohë për Demon, i cili deri më tani ka shërbyer si ministër i Pushtetit Vendor, ndryshimi nga një ministri në tjetrën vjen me shtimin e përgjegjësive. Ai do të mbulojë të dy dikasteret duke bërë një shkrirje mes njëra – tjetrës. LEXO EDHE:FJALA E PLOTË/ Rama në Kuvend: Gjykatësit s’mund të jenë mbi të gjithë me paga! KLGJ e KLP kanë dështuar, SPAK e GJKKO dy sukseset e reformës “Ervini, ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor do të mbulojë ministrinë e brendshme ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e ministrinë”, tha Rama. Besfort Lamallari mbante detyrën e ministrit të Brendshëm prej marsit të vitit 2026, aty ku kishte shërbyer për një kohë të gjatë si zëvendësministër. Ai u përfshi për herë të parë në qeveri, në mandatin e katërt të Ramës, kur më 11 shtator të 2025-ës, u emërua ministër i Drejtësisë. Me strategjinë e re të komunikimit me qytetarët që qeveria ka ndërmarrë përmes disa platformave, kryeministri tha se roli i Besfort Lamallarit në kryeministri, do të jetë kyç për skuadrën e “Besës” dhe “Pasqyrë Albania”. Nga ana tjetër, Ervin Demo u emërua Ministër i Shtetit për Qeverisjen Vendore në shtator të vitit 2025, e njëjta që tashmë shkrihet me ministrinë e Brendshme që ai merr në drejtim. Demo shërbeu si Kryetar i Bashkisë së Beratit për një mandat, ndërsa më herët ka qenë zëvendës ministër i Arsimit (2017–2018). SI.E./Shqiptarja.com TAG: Kuvend 17 shtator 2026 ministria e brendshme ervin demo Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.7% Të gabuar 89.5% Nuk e di 4.7% Vota total: 2936 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

