Kuvendi i Shqipërisë planifikon që deri në fund të këtij viti të hapë procedura prokurimi me një vlerë të përgjithshme prej 265 milionë lekësh, ose rreth 2.9 milionë euro. Një nga tenderët me vlerën më të lartë është ai për ngritjen e platformës “MediaHub”, një paketë e integruar komunikimi që parashikohet të përdorë edhe inteligjencën artificiale. Për këtë projekt, i cili shihet si hapi i parë drejt krijimit të një televizioni të Kuvendit, janë planifikuar rreth 400 mijë euro. Megjithatë, ende nuk është hartuar projekti që do të përcaktojë mënyrën se si do të funksionojë ky mekanizëm. Vetëm hartimi i tij pritet t’u kushtojë taksapaguesve rreth 6,500 euro. LEXO EDHE:PD: Kamza dhe Tirana kryesojnë për tenderë me risk të lartë, janë kthyer në normë në pushtetin vendor Përpjekja e parë për të gjetur një subjekt ose individ që do të hartonte projektin dështoi. Më 9 mars u hap një procedurë prokurimi, e cila, çuditërisht, parashikohej të qëndronte e hapur vetëm 24 orë. Brenda këtij afati, subjektet e interesuara duhej të përgatisnin ofertën dhe të gjithë dokumentacionin përkatës. Procedura u mbyll pa sukses, pasi nuk u paraqit asnjë ofertë. Një tjetër zë i konsiderueshëm në planin e prokurimeve janë udhëtimet jashtë vendit. Kuvendi parashikon të shpenzojë rreth 400 mijë euro vetëm për blerjen e biletave të avionit për udhëtime ndërkombëtare. Rreth 200 mijë euro të tjera do të përdoren për blerjen e karrigeve të sallës së seancave plenare dhe të poltroneve. Sipas përllogaritjeve, një karrige pritet të kushtojë mesatarisht nga 1,000 deri në 1,300 euro. Në listën e shpenzimeve përfshihen edhe 250 mijë euro për blerjen e karburantit, ndërsa po aq janë planifikuar për rritjen e kapaciteteve të sigurisë kibernetike. Mirëmbajtja e dy godinave të Kuvendit pritet të kushtojë 25 mijë euro, ndërsa një shumë e barabartë do të shpenzohet për materiale higjieno-sanitare. Për mirëmbajtjen e fotokopjeve janë parashikuar 23 mijë euro, ndërsa 60 mijë euro të tjera do të shkojnë për sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në sallën e seancave plenare dhe në godinën e Kryesisë së Kuvendit. Pra, nga totali prej rreth 2.9 milionë eurosh pjesën më të madhe e zënë teknologjia dhe komunikimi, udhëtimet ndërkombëtare, mobilimi, karburanti dhe siguria kibernetike. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: mediahub tendera Kuvendi i Shqiperise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.2 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.7% Shoqëria 24.9% Social media 16.4% Vota total: 2238 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
