Kuvendi ka nisur seancën plenare, ku në rend dite janë 5 interpelanca të kërkuara nga PD dhe votimi i formulës së re për pagat e magjistratëve. Në nisje të seancës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi tërheqjen e draftit për pagat e magjistratëve, me argumentin se duhet të vijojnë konsultimet me institucionet e drejtësisë, për të shmangur një tjetër shkelje të Kushtetutës. LEXO edhe...Tabaku: Shqipëria, vendi i vetëm ku gjyqtarët prej 2 muajsh s’paguhen Kërkesa u rrëzua me 79 vota kundër. Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, e cilësoi hipokrite, duke ironizuar qëndrimin e opozitës. “Më thanë që jemi vonuar dhe tani që e kemi sjellë, na thoni ta shtyjmë”, tha Balla. Drafti i PS parashikon rritje me rreth 8 500 lekë të pagës referuese, ndërsa magjistratët kërkojnë një rritje rreth 9 herë më të lartë, të miratuar edhe nga KLGJ e KLP. Ndërkohë, në 5 interpelancat e kërkuara nga PD, ministrat do të pyeten për 102 kontejnerët me mbetje toksike në Durrës, përdorimin e pretenduar të forcës policore në protesta, si dhe çështje të arsimit, energjisë dhe shëndetësisë. Mazhoranca ka rrëzuar gjithashtu kërkesën e PD për ngritjen e një Komisioni Hetimor për kompaninë “KAYO”. Lajmi në përditësim.... Kliko këtu për të lexuar rendin e ditës... Ora 11:06 Përplasje në Kuvend për Kosovën/ Zhupa: Rama shkoi me avion special për Gjykatën Speciale, kërkojmë rezolutë kundër gjenocidit serb! Peleshi: Do të votojmë deklaratë të përbashkët Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, është përplasur me mazhorancën në Kuvend për qëndrimin ndaj dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Zhupa akuzoi kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e krijimit të Gjykatës Speciale dhe kërkoi që Kuvendi të bashkohet për miratimin e një rezolute qw dwnon gjenocidin serb.Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tha se do të votohet një deklaratë për Kosovën, por opozita këmbëngul se ajo nuk ka të njëjtën peshë me një rezolutë.“Rama ka shkuar me avion special në Kosovë për të kërkuar që të votoni për Gjykatën Speciale. Ka qenë qëndrimi i Ramës në krah të Vuçiçit për të ndërtuar Ballkanin e Hapur. Veprimet tuaja kanë treguar dhe kanë vërtetuar shprehjen e Faik Konicës: ‘Armiku më i keq i shqiptarit është vetë shqiptari’. Jeni armiqtë e Shqipërisë nëse nuk ngriheni sot, pas atij vendimi të dënimit, dhe të bashkoheni për një rezolutë. Nuk ka të njëjtën vlerë me një deklaratë të miratuar të Kuvendit. Ju jeni mësuar që t’u bëni dëme shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit, siç silleni sot me gjithë shqiptarët, si pushtues”, tha Zhupa. Share Ora 11:05 Tabaku: Shqipëria, vendi i vetëm ku gjyqtarët prej 2 muajsh s’paguhen Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nga foltorja e Kuvendit kërkoi tërheqjen e ligjit për pagat e magjistrave, ndërsa shtoi se është shkelur procedura parlamentare. Ajo tha se kushtetuta me këtë rast është shkelur.“Ligji për statusin e prokurorëve dhe magjistrave vjen këtu për herë të disatën në Kuvend. Kisha një kërkesë, një nga kërkesat e GJK kishte në momentin që ky ligj u kundërshtua, ishin një proces konsultimi. Ndaj në Komisionin e të Drejtave të Njeriut, ne kërkuam një dëgjesë me të gjithë krerët e institucioneve të drejtësisë. Të majtë dhe të djathtë e morëm me seriozitet. Ndërkohë Ligjet i mbyllën diskutimet, duke miratuar një vendim pa marrë kërkesën tonë. Shqipëria është vendi i vetëm ku ka ngelur 2 muaj pa paguar Kushtetuesen apo dy muaj pa paga gjyqtarët. Vendi i vetëm ku kryeministri dhe ministra sulmojnë prokurorë dhe gjyqtarë. Është vendi i vetëm që sistemin gjyqësor e përdor sa herë i duhet për politikën e ditës dhe nga ana tjetër i shkel me këmbë. Procesi parlamentar për miratimin e këtij ligji është shkelur. Rregullorja po ashtu. Nuk negociohet mbi kushtetutën dhe të drejtat e tyre.”, tha ajo. Share Ora 11:03 Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së, Shehu: Të fusim sot në rend dite rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë Deputeti i PD-së, Tritan Shehu u ndal te vendimi i djeshëm nga gjykata e Hagës që dënoi ish-krerët e UÇK-së.“Kush e bëri gjenocidin? Hordhitë e Millosheviçit. Dje pamë një çmim të paguar për heshtjen tonë. Dje kemi depozituar atë rezolutë në Kuvendin shqiptar, duke kërkuar miratimin e saj. Kërkoj që ta fusim sot në rend dite dhe ta miratojmë këtë rezolutë. Rezoluta është tjetër gjë, se ka të bëjë me gjenocidin serb, ndërsa deklarata e përbashkët e komisionit të jashtë është tjetër gjë”, tha Shehu. Share Ora 10:58 Peleshi: Deklaratë e përbashkët në Kuvend kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së Shqipëria ka dënuar vendimin e Gjykatës Speciale, e cila dënoi me 81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së.Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u shpreh se ka një dakordësi të plotë me grupet parlamentare për hartimin e një deklaratë të përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë, e cila dënon vendimin për ish-krerët e UÇK-së.“Sot rreth drekës do jemi gati për një deklaratë nga Kuvendi i Shqipërisë”, tha Peleshi. Share Ora 10:54 Pagat e magjistratëve/ Rrëzohet kërkesa e PD për tërheqjen e draftit të PS! Bardhi: Rrezikojmë të shkelim Kushtetutën! Balla: Hipokrizi Partia Demokratike i kërkoi Partisë Socialiste të tërheqë nga rendi i ditës draftin për formulën e re të pagave të magjistratëve. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se duhet të vijojnë konsultimet me institucionet e drejtësisë, pasi, në të kundërt, sipas tij, ligji rrezikon të miratohet sërish në shkelje të Kushtetutës.“Sot në Kuvend është një çështje shumë e rëndësishme për magjistratët, e mbartur prej 7 vitesh. Ka 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese që mazhoranca juaj ka refuzuar t’i zbatojë, ose më saktë, i ka shkelur. Gjatë kohës kur ne diskutonim në komisione, na kanë ardhur opinionet e institucioneve të drejtësisë. Versioni juaj nuk është konsultuar. Jeni para përgjegjësisë për ta tërhequr sot, sepse rrezikojmë të shkelim Kushtetutën. Duhet të marrim kohën e mjaftueshme që ky Kuvend të marrë një vendim për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare. Nuk mund t’i mbajmë të pasigurt në trajtimin financiar, sepse nuk do t’i shërbenin si duhet vendit. Ndaj tërhiqeni, të bëhet vlerësimi i projektligjit e më tej të veprojmë”, tha Bardhi.Në përgjigje, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e cilësoi hipokrite kërkesën e PD-së, e cila u rrëzua me 79 vota kundër. Balla tha se është lajm pozitiv që opozita del në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke iu referuar kritikave dhe akuzave të saj të mëparshme ndaj drejtësisë.“Kuvendi, që nga viti 1998, ka një praktikë të konsoliduar sa i përket procedurës që ndjek në transpozimin e vendimeve të Kushtetueses. Këshilli i Legjislacionit e ka përfunduar detyrën e vet. Madje, Kushtetuesja duhet të marrë shembull nga Këshilli ynë i Legjislacionit. Më vjen mirë të dëgjoj që PD del në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky është lajm pozitiv, sepse tregon reflektim nga ato sharje dhe kërcënime që jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh. Sot jemi këtu për të votuar një projektligj. Vota jonë ndaj kërkesës së PD-së është kundër. Është kërkesë hipokrite. Më thanë që jemi vonuar dhe tani që e kemi sjellë, na thoni ta shtyjmë”, tha Balla. Share Ora 10:35 Sot Kuvend, protestuesit mblidhen para institucionit! Ulen në rrugë Protestuesit janë mbledhur para Parlamentit, teksa ka nisur seanca plenare.Disa prej tyre janë ulur në rrugë. Share Ora 10:05 Dënimi i 4 ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, deputetët e PD-së shkojnë në Kuvend me simbolet e UÇK-së (VIDEO) Pasi Gjykata e Hagës dënoi me 81 vite burg 4 liderët e UÇK-së, deputetët e grupit parlamentar të PD-së janë shfaqur me simbolet e UÇK-së ndërsa shkonin në Kuvend.Gjesti synon të shprehë solidaritetin e tyre me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe me Kosovën. Share Ora 09:34 Rrëzohet kërkesa e PD për komision hetimor për 'KAYO', Bardhi: Ka shpenzuar 34 mln € euro! Balla: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore Foto: Gazment Bardhi dhe Taulant BallaMazhoranca socialiste ka rrëzuar kërkesën e PD për ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e kompanisë “KAYO”. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë Konferencës së Kryetarëve ka deklaruar se kërkesa e demokratëve nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore.Sipas Ballës, nga pikëpamja përmbajtësore, kërkesa nuk individualizon një “çështje të veçantë”, siç kërkohet nga Kushtetuta, pasi objekti i hetimit është konceptuar në mënyrë tepër të gjerë dhe përfshin një sërë çështjesh të ndryshme, pa përcaktuar qartë faktet konkrete që duhet t’i nënshtrohen hetimit parlamentar.Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi në Konferencën e Kryetarëve se kompania KAYO ka shpenzuar rreth 34 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe kërkoi transparencë mbi mënyrën e përdorimit të këtyre fondeve, kontratat dhe aktivitetin e kompanisë."Çdo komision hetimor ka për qëllim mbledhjen e informacionit. Ndryshe, për çfarë do të duhej komisioni? Në kërkesë kemi dhënë të gjitha informacionet dhe indiciet. Është fakt që KAYO deri tani ka shpenzuar 34 milionë euro nga buxheti i shtetit pa prodhuar asgjë. Ne nuk dimë çfarë ka përfituar shteti? Çfarë aktiviteti ka? Na rezulton që i vetmi fitues i këtyre parave është Ron Yefet, mik i Kryeministrit. Kjo del hapur në audio-përgjim dhe këtë audio-përgjim e konfirmoi kompania ku është bërë regjistrimi.E vërteta është që individi Ron Yefet sillet si ministër i Mbrojtjes dhe e thotë hapur që ka trafik të armëve. Del hapur që u janë shitur armë vendeve në konflikt. Ne kemi thirrur ministrin në interpelancë dhe tha që kompania ka prodhuar armë dhe i ka shitur. Më pas del zv.ministrja dhe thotë nuk është prodhuar. Pra, duhet mësuar e vërteta?! Janë shpenzuar 34 milionë euro. Kështu na thatë edhe për inceneratorët, por doli që paratë digjeshin në shesh. Kemi kaq kohë që kërkojmë informacion në Ministrinë e Mbrojtjes”, tha Bardhi.Sipas Bardhit ajo që kërkon PD-ja është të kenë informacion rreth kontratave të lidhura mes një kompanie shtetërore me kompaninë private“Nuk jepet informacion. Refuzon ministri dhe për këtë i jam drejtuar Kryetarit të Kuvendit. Çfarë duhet të bëjmë ne, të futemi në ministri dhe të marrim dokumentatat? Për këtë arsye duhet komisioni hetimor, sepse ai i nënshtrohet Kodit Penal nëse nuk jepet informacion. Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër, veç të mësojmë dhe të njohim kontratat e lidhura mes një kompanie shtetërore me kompaninë private. Si e gjeti KAYO individin Ron Yefet? Cila është CV-ja që ka ky njeri, veç faktit që është mik i Edi Ramës? Si përfiton ky njeri në vetëm 6 muaj 34 milionë euro?Ne jemi të hapur për objektin e hetimit. Na thoni çfarë doni të rregullojmë. Ngritja e komisionit hetimor nuk ka nevojë për lejen tuaj, këtë na e jep Kushtetuta. Ne mund vetëm të diskutojmë objektin e hetimit”, përfi ai.Kërkesa e opozitës u diskutua në Konferencën e Kryetareve, pas pretendimeve të ngritur nga PD lidhur me aktivitetin e kompanisë, kjo edhe pas publikimit të audiopërgjimeve nga ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj, ku pretendohet për trafik armësh. Share Ora 09:11 Sot kalon për votim drafti i PS për pagat e magjistratëve, PD kërkesë: Të hiqet nga rendi i ditës, të konsultimet me sistemin e drejtësisë PD ka kërkuar të hiqet nga rendi i ditës propozimi i PS për pagat e magjistratëve. PD thotë se duhet të vijojë konsultimi me sistemin e drejtësisë, në një kohë kur magjistratët e kanë kundërshtuar propozimin e PS. Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë Share Ora 09:10 Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Lamallarit si Ministër i Brendshëm dhe emërimin e Ervin Demos Presidenti Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin e Besfort Lamallari nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme.Po sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi emërimin e Ervin Demo në detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme.Lajm në përditësim….Foto: Dokumenti për dekretimin e Ervin Demos si Ministër i BrendshëmFoto: Dokumenti për shkarkimin e Lamallarit Share SI.E./Xh.K/ReportTv.al Kuvend 17 shtator 2026 pagat e drejtesise Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6% Të gabuar 88.9% Nuk e di 5.2% Vota total: 1840 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?
