Lajme Zone
“Kuturisja e Gjykatës Administrative”/ Rama: Nuk kërkon vetëm rritje të pagave, po edhe “të prapambeturat” që nga 2023
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

“Kuturisja e Gjykatës Administrative”/ Rama: Nuk kërkon vetëm rritje të pagave, po edhe “të prapambeturat” që nga 2023

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur vendimin e...

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur vendimin e Gjykatës Administrative për çështjen e pagave.

Rama shprehet se Gjykata Administrave po kërkon jo vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, po edhe “të prapambeturat” që nga prilli 2023.

Në postimin e tij në “X”, Rama ka ndarë dhe një tabelë që sipas tij tregon “se sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur”.

Reagimi i plotë: Ndjesë për informimin e pjesshëm mbi kuturisjen e djeshme të Gjykatës Administrative, e cila përmes sigurimit të parë të padisë në historinë botërore jo për të ndaluar një akt po për të kryer një akt, nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, po edhe “të prapambeturat” që nga prilli 2023, sepse sipas tyre pagat duhet t’u ishin rritur që atëherë aq sa duan t’i rrisin vetë tani.

Gjeni në tabelën bashkëngjitur sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur, sikur ministri i financave të shkelte ligjin dhe të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare. /CNA Ndjesë për informimin e pjesshëm mbi kuturisjen e djeshme të Gjykatës Administrative, e cila përmes sigurimit të parë të padisë në historinë botërore jo për të ndaluar një akt po për të kryer një akt, nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, po edhe “të prapambeturat” që nga prilli 2023, sepse sipas tyre pagat duhet t’u ishin rritur që atëherë aq sa duan t’i rrisin vetë tani. Gjeni në tabelën bashkëngjitur sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur, sikur ministri i financave të shkelte ligjin dhe të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare.

— Edi Rama (@ediramaal) September 12, 2026 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.