Lajme Zone
Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë: Çka ndodh nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor?
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Kushtetuesja publikon aktgjykimin e plotë: Çka ndodh nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor?

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar të martën aktgjykimin e plotë për rastet KO256/26 dhe KO258/26, përmes të cilit ka trajtuar kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së Kryesisë dhe Qeverisë, si dhe afatet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar të martën aktgjykimin e plotë për rastet KO256/26 dhe KO258/26, përmes të cilit ka trajtuar kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së Kryesisë dhe Qeverisë, si dhe afatet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.Sipas aktgjykimit të marrë më 23 shtator, Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas skadimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh. Megjithatë, Gjykata ka sqaruar se tejkalimi i këtij afati nuk sjell automatikisht shpërndarjen e Kuvendit. Gjykata ka marrë për bazë se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit janë certifikuar më 8 korrik, çka nënkupton se afati 30-ditor për përfundimin e konstituimit të Kuvendit ka skaduar më 7 gusht.Sipas arsyetimit, seanca konstituive nuk mjafton vetëm të fillojë brenda këtij afati, por duhet të përfjë me verifikimin e mandateve, betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.Në rastin konkret, më 6 gusht deputetët kishin verifikuar mandatet dhe kishin dhënë betimin, ndërsa zgjedhja e kryetares së Kuvendit ishte bërë më 9 shtator. Procesi për zgjedhjen e nënkryetarëve kishte vazhduar më 11 dhe 13 shtator.Gjykata ka konstatuar se, ndonëse ky afat është detyrues, Kushtetuta nuk parasheh shpërndarjen automatike të Kuvendit si pasojë të mosrespektimit të tij.Sipas aktgjykimit, tejkalimi i afatit megjithatë ka prodhuar pasoja juridike, pasi ka bërë që të fillojnë të rrjedhin afatet e tjera kushtetuese.Një nga pikat kryesore të aktgjykimit lidhet me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Gjykata ka konstatuar se afati 60-ditor për këtë proces ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfn më 6 tetor 2026.Gjykata ka theksuar se Kuvendi duhet ta zhvillojë dhe përfjë procedurën për zgjedhjen e presidentit brenda këtij afati.Nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, sipas aktgjykimit, Kuvendi shpërndahet në bazë të nenit 82 të Kushtetutës, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpërndarja. Gjykata ka trajtuar edhe mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit. Ajo ka konstatuar se votimi i tyre veç e veç nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi as Kushtetuta dhe as Rregullorja e Kuvendit nuk kërkojnë që ata domosdoshmërisht të votohen në pako.Një tjetër çështje e trajtuar ishte posti i nënkryetarit që i takon grupit të dytë më të madh parlamentar.Gjykata ka vlerësuar se PDK-ja nuk e ka humbur të drejtën për ta propozuar nënkryetarin e saj, pavarësisht se kandidatura e Vlora Çitakut nuk kishte marrë votat e nevojshme dhe ishte tërhequr përkohësisht.Sipas Gjykatës, kjo e drejtë kushtetuese “nuk ishte konsumuar”, ndaj deputetët duhet ta zgjedhin sa më parë nënkryetarin nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar.Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar edhe zgjedhjen e Qeverisë më 13 shtator dhe ka konstatuar se vendimi nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës.Sipas Gjykatës, Qeveria është zgjedhur brenda afateve përkatëse dhe me shumicën e kërkuar kushtetuese.Në përfundim, Gjykata ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar me vonesë, por kjo nuk ka sjellë shpërndarjen e tij automatike; Qeveria është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën; PDK-ja ruan të drejtën për postin e nënkryetarit; ndërsa presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor.Gjykata ka refuzuar gjithashtu kërkesën për masë të përkohshme dhe ka përcaktuar se aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij. Akgjykimi i PLOTË/Telegrafi.