Lajme Zone
Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të mërkurë
Të tjeraTop Channel

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të ketë pothuajse të njëjtat kushte meteorologjike.

Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të ketë pothuajse të njëjtat kushte meteorologjike. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Reshje lokale shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës e pasdites përgjatë relieveve malore.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës

bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.

Valëzim në det të forcës 1-3 ballë. Top Channel