Lajme Zone
Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për këtë të premte
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për këtë të premte

Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike.

Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës. Pas orëve të pasdites mot përsëri kryesisht i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina dhe male era pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë. Top Channel