Flakët që rrezikuan banesat mbrëmjen e së enjtes në malin e Manatisë në Lezhë, janë ende aktive, por momentalisht, kërcënimi ka kaluar. Ditën e sotme pritet që të ndërhyhet nga ajri për shuarjen e flakëve. LEXO edhe...Vendi s’gjen qetësi! Zjarri në Manati rrezikon banesat, situatë edhe në Peqin e Krujë (VIDEO) Edhe vatra e zjarrit në Gramëz të Krujës që zbriti deri në aksin Thumanë-Kashar duke rrezikuar qarkullimin, është shuar. Mbrëmja e së enjtes rezultoi kritike për fshatin Piraj të Lezhës ku situata u vu nën kontroll pas 5 orëve betejë me flakët. Nga zjarri u dogjën dy shtëpi të braktisura, një kasolle bagëtish, sipërfaqe të mëdha me pemë, si dhe është dëmtuar linja hekurudhore. Vatra të tjera pati edhe në Galush e Gjevurë të Peqinit, vend-depozitimin e mbetjeve të bashkive Bulqizë dhe Klos, si dhe në afërsi të kodrave të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në Fier. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al gramez krujë manati Lezhe zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 70.8% Jo 23.9% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 2372 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

