Lajme Zone
Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të premte
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të premte

Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera-herës deri mesatare kalimtare. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente, në veri e verilindje në formë pikash nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdetin jugor hera-herës era do të arrijë deri 10 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. Top Channel