Lajme Zone
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikohen vranësira dhe reshje ...
Të tjeraSyri

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikohen vranësira dhe reshje ...

Vendi ynë, ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Vendi ynë, ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash, më të theksuara në mesditë dhe pasdite.Lexo edhe:SYRI TV/ Radhë të gjata në Poliklinikën Shkodër, të moshuarit dhe pacientët në pritje Reshjet e shiut priten me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra me shkarkesa elektrike e breshër, kryesisht veri e lindje të territorit. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi 9m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet kryesisht jugperëndim era pritet të fitojë shpejtësi deri 18m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë. Qytetet Temperaturat Shkodër 21/31

Kukës 16/26

Lezhë 23/31

Dibër 15/26

Durrës 21/31

Tiranë 23/32

Elbasan 16/32

Berat 20/32

Vlorë 22/30

Korçë 17/27

Gjirokastër 19/31

Sarandë 24/30