Lajme Zone
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Ditën e enjte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 25m/s. Valëzim në dete të forcës 4-6 ballë. Top Channel