Lajme Zone
Kushte atmosferike të pa qendrueshme/ Parashikimi i motit për sot, 16 nëntor 2026
Të tjeraBalkanWeb

Kushte atmosferike të pa qendrueshme/ Parashikimi i motit për sot, 16 nëntor 2026

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës (orët e para të ditës deri në mesditës) dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura.

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës (orët e para të ditës deri në mesditës) dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohet të bëhen prezente që prej orëve të para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriut dhe ekstremit veriperëndimorë e pjesërisht në qendër pas orëve të mesditës reshjet pritet të jenë meintensitet deri mesatar hera – herës shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshje shiu të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore. Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare

dhe zonave luginore të vendit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb