Lajme Zone
Kush shqetësohet për fëmijët që po rriten mes gurëve, flakëve dhe urrejtjes?
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kush shqetësohet për fëmijët që po rriten mes gurëve, flakëve dhe urrejtjes?

Nëse sot nuk na shqetëson ajo që po ndodh me psikologjinë, sjelljen, formimin, edukimin dhe mënyrën si këta fëmijë kërkojnë llogari, me çfarë të drejte do të ankoheni nesër, ju prindër, media e emisione televizive, ju psikologë, për shoqërinë që kemi krijuar?!

Po mirë, more, ku janë këto media tona, këta analistë, intelektualë, sociologë e psikologë që nuk lënë studio televizive e rrjete sociale pa dhënë mend?! A u interesojnë atyre fëmijët e të tjerëve? Si ka mundësi që nuk po ngrihet një alarm serioz për fëmijët 13, 14, 15 vjeç që shfaqen në vijën e parë të përplasjeve, mes gurëve, flakëve dhe dhunës?! LEXO edhe...Menopauza ‘përmbys’ trupin e grave: hormonet, dhjami në bark dhe metabolizmi! Ja si duhet të ushqeheni Çfarë shoqërie po ndërtojmë, more? Kaq barbarë mund të jemi? Sepse një shoqëri nuk duhet të shqetësohet vetëm për xhamat e thyer, kazanët e djegur apo policët e goditur. Duhet të shqetësohet edhe për atë që po ndërtohet në mendjen e një fëmije 14-vjeçar! Nesër protestat do të mbarojnë, Rama do të ikë, por këta fëmijë do të kthehen në shkolla, lagje e familje. Çfarë kanë mësuar? Që dhuna është trimëri? Që goditja është heroizëm? Që konfliktet zgjidhen me gurë e zjarr? Që media i mburr? Që janë në rrugën e duhur? Kush i edukon? Kush i mbron? Kush i nxit? Ku janë prindërit dhe institucionet?! Po ju, mediat? Dhe ju, media të dashura, që shpesh silleni më shumë si zëdhënëse të kampeve politike sesa si mbrojtëse të interesit publik, a keni ndërmend të flisni ndonjëherë për shoqërinë, apo vetëm për karriget e politikanëve dhe interesat që përfaqësoni?! Është turp të normalizosh dhunën e fëmijëve! Turp është të heshtësh për të ardhmen e tyre! Çfarë kemi diskutuar deri më tani? Po rrisim një brez tejet të dhunshëm… Po më pas, çfarë do të ndodhë?! Do t’ia shihni hajrin kësaj pune pas disa kohësh! Po, kanë b… të dalin prindërit e tyre dhe t’ia shkulnin dhëmbët jo vetëm Ramës, por gjithë politikës! NJË PYETJE: Ju që jeni në këto media, analistë e politikanë, a do ta nxirrnit fëmijën tuaj 13, 14 apo 15 vjeç të merrte pjesë në këto akte dhune, në dëmtimin e bizneseve dhe të pronës? Na tregoni një fëmijë tuajin që e keni nxjerrë! Pse nuk e nxirrni? Sepse është i juaji dhe ju dhimbset? Po pse nuk ua thoni këtë edhe prindërve të tjerë?! Po ju, prindër, si mund ta lini fëmijën tuaj 10, 11 apo 12 vjeç jashtë, në orën 10-11 të natës, në këtë moshë?! A jeni në terezi?! Në një televizion, një moderatore, para pak minutash, e pyeti dikë: “Si do të ndiheshe po ta kishe fëmijën 15 vjeç dhe ta rrihnin?” Trala-la-la! E kupton, moderatore, që mburresh se ke studiuar jashtë vendit? O Zot! Kur do të bëhet ky vend i arsyeshëm?! Po si nuk pyet se çfarë do t’i ndodhë atij 15-vjeçari kur protestat kthehen në dhunë, qoftë nga policia, qoftë nga protestuesit e tjerë?! Si nuk pyesni nëse është normale kjo?! Nëse sot nuk na shqetëson ajo që po ndodh me psikologjinë, sjelljen, formimin, edukimin dhe mënyrën si këta fëmijë kërkojnë llogari, me çfarë të drejte do të ankoheni nesër, ju prindër, media e emisione televizive, ju psikologë, për shoqërinë që kemi krijuar?! Kur një komb shqetësohet vetëm për lajmet, “like”-t dhe krahët politikë… Kur një prindi i duket normale që djali i tij 15-vjeçar del nga komisariati dhe ai shkruan: “Djali im s’do të pushojë së dali me thonj, gurë e hekur, derisa të ikë Rama”, ndërsa komentet e brohoritjet e të tjerëve e mbështesin… Më duhet të them, më vjen keq, por kjo shoqëri nuk më përket më mua! Ne, si të verbër, shohim gjithmonë çfarë ndodh sot, por jo çfarë do të ndodhë nesër. P.J/ReportTv.al Altin Joka Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.6% Disi 3.4% Vota total: 5221 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?