Edi Rama-Milojko Spajiç Pas raportimit të “Vijesti” se Shqipëria dhe Serbia ishin dy vendet e përmendura në mënyrë indirekte nga kryeministri Milojko Spajiç, media të tjera në Malin e Zi japin një version tjetër. “Dan” raporton se bëhet fjalë për Serbinë dhe Kroacinë, ndërsa vetë Spajiç nuk ka përmendur publikisht asnjë shtet. Pretendimet se Shqipëria mund të jetë një prej vendeve të përfshira në një veprimtari të koordinuar hibride kundër Malit të Zi kanë marrë një kthesë të re.
Vetëm pak ditë pasi “Vijesti” raportoi se kryeministri Milojko Spajiç kishte pasur parasysh Shqipërinë dhe Serbinë, media të tjera malazeze kanë publikuar një version tjetër, sipas të cilit bëhet fjalë për Serbinë dhe Kroacinë.
Gazeta malazeze “Dan”, pretendon se ka mësuar nga disa burime se paralajmërimi i Spajiç nuk i referohej Shqipërisë, por Serbisë dhe Kroacisë. Ky version ndryshon nga ai i publikuar më herët nga “Vijesti”, e cila kishte raportuar, gjithashtu duke iu referuar disa burimeve, se dy vendet ishin Serbia dhe Shqipëria.
Vetë kryeministri malazez nuk ka përmendur publikisht Shqipërinë, Serbinë apo Kroacinë. Spajiç deklaroi se autoritetet disponojnë informacione operative të sigurisë se procesi i mbylljes së kapitujve në negociatat me Bashkimin Evropian do të shoqërohet me veprimtari hibride të koordinuara, ku sipas tij janë të përfshirë zyrtarë të të paktën dy vendeve të rajonit. Kryeministri malazez ndez rajonin, akuzon Serbinë dhe Shqipërinë se po përgatisin sulm hibrid ndaj Podgoricës
27 Gusht, 19:28 Deklarata e tij dhe mungesa e emrave konkretë kanë sjellë versione të ndryshme në mediat malazeze. “Vijesti” raportoi më 27 gusht se bëhej fjalë për Serbinë dhe Shqipërinë, ndërsa më pas “Dan” publikoi versionin se vendet e nënkuptuara ishin Serbia dhe Kroacia.
Në debatin e krijuar është përfshirë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili tha se besonte se Spajiç nuk kishte pasur parasysh Serbinë. Vuçiç u shpreh se ishte i bindur se një prej vendeve për të cilat bëhej fjalë ishte Kroacia, ndërsa tha se nuk e dinte se cili ishte vendi tjetër.
Ndërkohë, portali malazez “Gradski” ka ngritur pikëpyetje mbi raportimet e “Vijesti” dhe mënyrën se si është trajtuar deklarata e kryeministrit. Media thekson se Spajiç në deklaratën e tij nuk identifikoi asnjë nga shtetet, ndërsa emrat e vendeve u shfaqën më pas në raportimet mediatike.
Debati vjen në një moment kur Mali i Zi synon të avancojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Spajiç ka paralajmëruar se institucionet e sigurisë do të monitorojnë aktivitetet që, sipas informacioneve të disponueshme prej tyre, synojnë destabilizimin e vendit dhe pengimin e rrugës së tij evropiane. /Pamfleti Mali i Zi vijon provokimet, edhe Presidenti hedh akuza për sulme hibride; distancohet Tirana Zyrtare!
28 Gusht, 15:59 milojko spajiç rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Ndryshimet në qeveri, kush janë ministrat që pritet të largojë Rama? 28 Gusht 2026, 22:2822:28Politike Kush po e kërcënon Shqipërinë me bomba: krimi i organizuar apo terrorizmi? 28 Gusht 2026, 21:1521:15Politike Takimi me ministrat, Rama 'arnon' strategjinë e PS: Ndryshime ligjore për Pasqyrë Albania! 28 Gusht 2026, 20:5120:51Politike Përfn mbledhja e PS, Rama vë në rresht ministrat dhe drejtuesit socialistë, zbardhen urdhrat! 28 Gusht 2026, 19:3919:39Politike Erion Veliaj 'trazon' PS, shkarkon nga qelia Anuela Ristanin! 28 Gusht 2026, 18:0318:03Politike Frikë nga protesta, Rama ndryshon dy herë vendin e takimit me socialistët; 'blindon' rrugën deri te Vila e Kuqe! 28 Gusht 2026, 17:3617:36Politike

