Gazetarja Juliana Dhimitri ka ngritur shqetësimin për pjesëmarrjen e të miturve në protestë.
Gazetarja ngre alarmin se të miturit po përdoren nga grupime të caktuara në protestë për të dhunuar dhe për të shkatërruar pronën publike dhe atë private.
Gazetarja u bën apel prindërve të mbrojnë fëmijët se po ua kthejnë në kamikazë duke i përdorur dhe nxitur për të shkaktuar dhunë dhe vandalizëm. “Prita disa dite dhe asnje nuk po ngre shqetesimin qe duhet te jete me i madh sesa protestat.
Ma shpjegon dot njeri nga keta ekspertet dhe avokatet qe po dalin dhe mbrojne te miturit qe nuk duhen prekur nga policia kete fenomenin tjeter ketu: Pse gjenden femijet aty ne radhe te pare?
Cfare kerkojne minorenet ose adoleshentet nen 18 vjec ne protesta antiqeveritare kur nuk kane mbushur as moshen per te votuar? Apo qe te shkaterrojne dhe vandalizojne dhe te dalin pa lagur se jane minorene dhe nuk i kap ligji? A quhet kjo shkelje ligjore apo shfrytezim i te miturve? Kush po i perdor femijet apo kush po i nxit per protesta te dhunshme, vjedhje dhe shkaterrime?
Pyes sepse po ti trafikoje dikush per te lypur e per te vjedhur apo edhe per pune e quajne shfrytezim te miturish, nderkohe qe sot po shfrytezohen per te kryer krime kunder prones dhe individit ose per politike dhe nuk quhet shfrytezim te miturish si per cudi por thjesht qe protestojne kunder sistemit. Ata qe shfrytezojne keta te mitur duke i perdorur si arme kunder pasurise private dhe publike dhe institucioneve duhen denuar apo jo?
Grupimet qe po organizojne femijet duhet te gjenden dhe denohen sic denohen ne bote ata qe manipulojne te miturit online psh? A quhet ky krim? Po prinderit ku jane? Kjo duhet te shqetesoje qe prinderit nuk dine nga i kane femijet se i lene azat ne fshat, dhe pastaj i kerkojne llogari policise pse i shoqeron.
Cfare ndryshimi ka trajnimi dhe nxitja e femijeve per akte terroriste nga kjo qe po ndodh sot tek ne, me minorene qe terrorizojne, qellojne shkollat dhe institucionet apo dhe policet me gure?
Mbroni femijet se po jua kthejne ne kamikaze”, deklaron gazetarja./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

