Shqipëria, atdheu ynë, ndodhet në një gjendje politike të trazuar, zhvillimi të pamjaftueshëm ekonomik, e paqja sociale gjysmë e thyer në Shqipëri sot, më frikësojnë!
140 ditë shqiptarët protestuan paqësisht, i treguan Europës se ne vuajtëm në diktaturë, por jemi qytetarë të denjë të Europës, e gjithë media ndërkombëtare i bëri jehonë protestës shqiptare, e etiketuan si një mbrojtëse të denjë të lirive dhe të drejtave të njeriut, si mbrojtëse e flakët e mjedisit shqiptar, si një revolucion demokratik paqësor për zhvillimin e demokracisë.
Pjesëmarrja e shqiptarëve ishte mbi 100.000 qytetarë që e zbukuruan Tiranën përpara Europës. Europa e quajti shembull për shoqëritë europiane. Kryeministri Edi Rama e quajti protestë antiamerikane e anti-Trump! Një etiketim qesharak i një propagande komuniste globaliste.
Kjo protestë me famë botërore e popullit tonë dhe gjeneratës Z të rinisë shqiptare në Shqipëri u ndesh me përçmimin e Kryeministrit Rama, dhe partisë së tij kriminale, duke e quajtur rininë e vendit të tij, sorra, korba, iranianë, grekë, serbë, rusë, kinezë! Nuk u ndaluan shqiptarët për lirinë e tyre as nga i nxehti i madh, as nga përçmimi i këtij Kryeministri vandal, dhe partisë diktatoriale përçmuese më të korruptuar në Europë. Protesta nderohet në Europë, dhe anatemohet nga Edi Rama në Shqipëri.
Erdhën studentët, të cilët të akumuluar nga urrejtja qeveritare dhe sjellja diktatoriale ndaj protestës paqësore 4-mujore, filluan revoltën kundrejt një qeverie që drejtohet nga një pinjoll i bllokut të diktatorit Enver Hoxha, “KM Edi Rama drejton një ndërmarrje kriminale që e ktheu Shqipërinë në qendrën europiane të organizuar të trafikut të drogës” dhe jo qeveri demokratike. Ky njoftim erdhi nga shërbimet sekrete dhe ligjzbatuese të disa shteteve të Europës.
Ka 9 ditë që studentët e lirisë po ndeshen me dhunën e pushtetit të drejtuar nga Kryeministri i vendit, u thyen këmbët studentëve, i masakruan publikisht në bulevardin qendror të Tiranës. I mbytën me gaz lotsjellës. I rrahën me shkopinj gome para shqiptarëve gjimnazistët 15-vjeçarë, i gjuajtën studentët me plumba gome, dhe ka katër ditë që del çdo mëngjes i vetëm dhe kërcënon studentët, familjarët e tyre me një gjuhë diktatoriale.
Sot e dëgjova tek Banka e Shtetit të kërcënonte si udhëheqësi shpirtëror i tij diktatori Enver Hoxha. Ai iu drejtua sot shqiptarëve se do të dënojë studentët dhe familjet e tyre sepse revoltohen kundër diktaturës së tij. Ai ju deklaroi se do t’ju ndalojë të udhëtoni në Europë, të udhëtoni në trena, të paguani dëmet e shkaktuara nga revolta ndaj pushtetit të tij kriminal.
Këto ishin kërcënimet e këtij Kryeministri ndaj popullit të tij, se pse i kërkojnë dorëheqjen. Aq qesharak është bërë ky kloun i komunizmit, sa u drejtohet studentëve: Hajde të dialogojmë, po cili Kryeministër në Europë i drejtohet popullit të tij kur i kërkon dorëheqjen se hajde të dialogojmë!
Dhe jo më pak se një muaj Kryeministri spanjoll dha dorëheqje dhe nuk iu drejtua spanjollëve hajde të dialogojmë. Vetëm Rama u kërkon dialog protestuesve shqiptarë kur ata i kërkojnë dorëheqje. Dhe kërcënimi më i madh i tij ishte të ndalojmë protestat me ligj, dhe asnjë media nuk e penalizoi për këtë lajm tronditës diktatorial që përdor ky biri i ekzekutorit të poetit Havzi Nela, ky përçmues, diktatori i dytë i popullit shqiptar mbas Enver Hoxhës.
Vetëm Shqipëria do të ngelet në librin Guinness që ka Kryeministër një bir ekzekutori, dhe se qeveris një parti që ka kryer krime monstruoze ndaj shqiptarëve. Kur dëgjova deklaratat e këtij diktatori po i drejtohem publikisht si një aktivist i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, si një qytetar i këtij vendi që pushkatimet, mbytjet në hetuesi, dhe burgimet politike më kanë shoqëruar përgjatë diktaturës komuniste.
Si Përfaqësues i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë
Në emër të antikomunistëve shqiptarë që e lanë Shqipërinë me gjak po u drejtohem:
Kush je ti që më ndal të drejtën të protestoj në vendin tim!
Kush je ti që dhunon studentët që kërkojnë demokraci dhe duan Shqipërinë atdheun e tyre.
NE protestojmë për 6000 shqiptarë të vrarë nga partia jote dje, dhe sot ti i përçmon dhe i lë pa varr!
NE protestojmë se Ti dhunove 40.000 shqiptarë që bënë 917.000 vite burg politik nga partia jote, dhe ti u dhe pensione marramendëse xhelatëve që i torturuan këta martirë të lirisë.
NE protestojmë se ti po vret lirinë e shqiptarëve që e fituan me gjak.
NE protestojmë kundër mafies shtetërore që krijove ti diktatori Kryeministër Edi Rama.
NE Protestojmë për të drejtat e antikomunistëve që fal dhe të korruptuarve të Europës që u blenë nga lekët e korrupsionit të drogës tënde, mohuan TË DREJTAT nga 36 vite të burgosurve dhe të përndjekurve politikë.
NE protestojmë për pronën e shqiptarëve që grabite me anën e pushtetit mafioz tëndin.
NE protestojmë për fëmijët tanë, që i ke degdisur nëpër Europë.
NE protestojmë kundër mafies që është instaluar në pushtet me ju bijtë e kriminelëve të djeshëm!
NE protestojmë kundër vjedhjeve të milionave e miliardave që ke vjedhur ti me qeverinë tënde për 28 vite në politikën shqiptare!
NE protestojmë se ju keni vrarë të ardhmen e studentëve që kërkojnë të rrinë në Shqipëri.
NE protestojmë që ti dhe qeveria juaj për korrupsionin që keni krijuar të jepni llogari para drejtësisë.
NE protestojmë që fëmijët tanë mos të jenë skllevërit tuaj si gjatë këtij tranzicioni.
Morali e forca e studentëve për një Shqipëri demokratike do të fitojë mbi pushtetin tënd kriminal.
Kush je ti që më ndalon të protestoj, fundi yt është fitorja e demokracisë dhe lirisë mbi krimet e tua.
Populli të urren si diktator, diktaturat kanë fund të hidhur Edi Rama.
Ti dhe pushteti i yt i korruptuar nuk mundeni të ndaloni popullin shqiptar të protestojë për lirinë e tij!
Ne mbrojmë Lirinë! Ju mbroni diktaturën. Fundi yt është i turpshëm!/ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

