Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Kush ia jep Gardës të drejtën të më ndalojë të flas”/ Demokrati i bie me grusht foltores, Peleshi i përgjigjet Bardhit: Kuvendi s’është arenë gladiatorësh


Tensione në Kuvend, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka tentuar të shkojë në foltore për të folur, por është ndaluar nga një anëtar i Gardës.

Tensione në Kuvend, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka tentuar të shkojë në foltore për të folur, por është ndaluar nga një anëtar i Gardës. Kjo e ka bërë Bardhin të shpërthejë kundër kreut të Parlamentit, Niko Peleshi, dhe të godasë me grusht foltoren. Gazment Bardhi: Me çfarë të drejtë anëtari i Gardës më ndalon të flas në foltore. Kush ia jep këtë të drejtë? Ju rrini aty dhe heshtni. Si mundet të më pengojë garda mua të flas? Kush e futi Gardën brenda. Kush ia jep këtë të drejtë? Niko Peleshi: Ligji, Kuvendi nuk është arenë gladiatorësh. ke kohë 2 minuta. Bardhi: Kam 40 pyetje dhe do marr kohën time sa të dua unë dhe nuk të pyes as ty dhe as gardën tënde.

Peleshi: Ke 1 minutë kohë

Bardhi: Ka mundësi mos të më provokosh Peleshi: Përfi koha, 1 minutë

Bardhi: Nuk ka kohë në pyetje

Peleshi: Nuk e vendosni ju, e vendos Rregullorja atë

Peleshi: Përfni. Mikroni është hapur. Ua tregoj rregulloren

Bardhi: Hej zot i madh do më tregojë ky, ky i mbaruari. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb