Lajme Zone
Kush është Ron Yeffet dhe çfarë pushteti ka në Shqipëri?
PolitikëCNA

Kush është Ron Yeffet dhe çfarë pushteti ka në Shqipëri?

Frika për të mos iu përgjigjur pyetjes kyçe: Kush është Rony Yeffet? Kryeministri Edi Rama po mban ndezur një debat populist me gjyqtarët, duke u shfaqur si mbrojtës i taksave, dhe kjo është një ironi historike, po debaton me disa socialistë nëpër bashkitë që do të shkrihen, duke mbushur publikun me tema të reja për të shmangur atë që është tanimë një skandal që vetëm zmadhohet. Kush është Ron Yef

Frika për të mos iu përgjigjur pyetjes kyçe: Kush është Rony Yeffet?

Kryeministri Edi Rama po mban ndezur një debat populist me gjyqtarët, duke u shfaqur si mbrojtës i taksave, dhe kjo është një ironi historike, po debaton me disa socialistë nëpër bashkitë që do të shkrihen, duke mbushur publikun me tema të reja për të shmangur atë që është tanimë një skandal që vetëm zmadhohet. Kush është Ron Yeffet dhe pse ai shfaqet kudo? Tek tregtia e armëve, tek Jet Bank dhe, së fundmi, sipas raportimeve në media, edhe tek Aeroporti i Vlorës.

Është pasqyruar gjerësisht sot në media se kompania e Pacollit, në padinë që ka ngritur në arbitrazh pasi qeveria vendosi ta dëbojë nga Aeroporti i Vlorës, ka përmendur se kjo po bëhet për t’ia dhënë këtë infrastrukturë kyçe pikërisht fantazmës me emrin Ron Yeffet.

Asnjë fjalë nuk thotë Kryeministri i vendit: Kush është ky person, pse ai qenka kaq i pushtetshëm, çfarë roli ka, çfarë përfaqëson?

Prej një jave është bërë publik një audiopërgjim ku Ron Yeffet thotë se Edi Rama e ka ngarkuar atë për të mbaruar punët e pista.

Dhe prej një jave Edi Rama shfaqet disa herë në ditë në media, por nuk thotë asnjë fjalë për izraelitin, që të vetmin status publik që i njohim deri tani është të qenit mik i ngushtë i Kryeministrit.

Dhe kaq mjafton. Për të hapur bankë, për të marrë në dorë industrinë e armëve, për të marrë buxhet pa garë, për të futur në dorë edhe Aeroportin e Vlorës.

Edhe pse protesta është në ditën e 106-të dhe revolta ka shpërthyer kudo në vend, Edi Rama vijon ta trajtojë Shqipërinë si plaçkë që e ndan me miqtë dhe klientët e tij.

Çdo ditë më shumë në detyrë e Edi Ramës është një dëm më shumë, është një plaçkitje e re që i bëhet vendit. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.