Lajme Zone
Kush është kreu i ri i SHISH? Elvis Lila shfaqet për herë të parë në publik
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Kush është kreu i ri i SHISH? Elvis Lila shfaqet për herë të parë në publik

Kreu i komanduar i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila, është shfaqur për herë të parë në publik, teksa mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga Presidenti Bajram Begaj. Lila është shfaqur në ambientet e Pallatit të Brigadave, në pamjet e publikuara nga Presidenca. Prania e tij në mbledhje vjen në një moment të rëndësishëm për SHISH-in, pas largimit nga

Kreu i komanduar i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila, është shfaqur për herë të parë në publik, teksa mori pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga Presidenti Bajram Begaj. Lila është shfaqur në ambientet e Pallatit të Brigadave, në pamjet e publikuara nga Presidenca. Prania e tij në mbledhje vjen në një moment të rëndësishëm për SHISH-in, pas largimit nga detyra të ish-drejtoreshës Vlora Hyseni dhe zhvillimeve të fundit në institucion.

Ai është ngarkuar përkohësisht me drejtimin e SHISH pas shkarkimit të Hysenit. Para komandimit, Lila drejtonte Departamentin Operativ të institucionit.

Lila ka një karrierë rreth 20-vjeçare në strukturat e SHISH-it dhe gjatë viteve ka mbajtur disa poste drejtuese në institucion.

Gjatë periudhës kur SHISH drejtohej nga Helidon Bendo, atij iu besua drejtimi i Drejtorisë së Performancës, ndërsa më pas drejtoi strukturën e kundërzbulimit.

Me marrjen e drejtimit të SHISH nga Vlora Hyseni, rreth tre vite më parë, Lila u vendos në krye të strukturës që mbulonte çështjet operacionale. Për shkak të detyrave të mëparshme, ai ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të institucionit dhe ka pasur rol në sektorët operacionalë dhe të kundërzbulimit.

Ndërkohë, mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u zhvillua sot në Pallatin e Brigadave, me pjesëmarrjen e drejtuesve kryesorë të institucioneve të sigurisë. Në fokus ishin zhvillimet në SHISH dhe çështjet që lidhen me sigurinë kombëtare dhe informacionin e klasifikuar. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm