Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Kush duhet të paguajë kur një turist i aksidentuar shtrohet në spital? Mjekja Dollenberg në Report Tv: Në Europë trajtimi paguhet, Shqipëria po humbet mijëra euro (VIDEO)


Shqipëria humbet mijëra euro për çdo turist që trajtohet falas në spital tha Aurora Dollenberg. Sipas saj, ndërhyrjet e emergjencës janë detyrim i shtetit, por qëndrimi spitalor duhet të faturohet.

Në kulmin e sezonit turistik, spitalet shqiptare po përballen me një numër të lartë turistësh që pas aksidenteve të ndryshme që kërkojnë angazhimin e forcave të ndryshme nga ajri dhe nga toka, marrin trajtimin spitalor disa ditor në spitalet e vendit duke mos paguar asgjë. Por sipas mjekes shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, Europa nuk funksionon kështu. E ftuar në Report TV, Dollenberg tha turizmi duhet të paguajë kostot që vetë shkakton e në këto kushte se fatura për shtetin nuk është e vogël. Sipas saj, një natë shtrimi në spital në Europë kushton deri në 1000 euro, ndërsa një trajtim më i gjatë mund të arrijë në 50 mijë euro, kosto që në vendet e Bashkimit Europian mbulohen nga kompanitë e sigurimit. LEXO EDHE:“Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit”/ Forbes: Ofron histori, natyrë dhe mikpritje për turistët “Edhe në rastin e një dehidratimi të thjeshtë ku ke marrë infuzione me ujë me kripë, në çdo lloj spitali të Europës nata kushton 500-1000 euro. Në qendra të specializuara kostot trefishohen në varësi të komplikacioneve. Për çdo turist që e merr falas shërbimin publik pa qenë qytetar shqiptar, ne humbasim si shtet. Vetëm për një qëndrim njëjavor në spital, Shqipëria humbet 50 mijë euro, gjë që në vendet e BE-së e paguan siguracioni”, tha ajo. Megjithatë, mjekja theksoi se nuk duhet të ngatërrohet shërbimi i jetëshpëtimit me trajtimin spitalor. Sipas saj, ndërhyrja për të shpëtuar jetën është një detyrim ligjor dhe moral i shtetit dhe nuk mund të kushtëzohet me pagesë, ndërsa faturimi nis vetëm pasi pacienti shtrohet në spital. “Ka një ligj ndërkombëtar që thotë se në kushtet e jetëshpëtimit asnjë qytetar nuk është i detyruar të paguajë një cent, edhe nëse s’ka siguracion, në momentin që i ndodh një urgjencë, jemi të detyruar të shpëtojmë jetën pa dhënë një faturë. Faturat zhvillohen për qëndrimet spitalore. Pra një pacient që shpëtohet nga mbytja është i detyruar të shkojë në spital dhe kur ka nevojë për mbikëqyrje spitalore, atëherë lindin kosto që nuk ia paguan siguracioni i turizmit por ai personal i personit, prandaj fatura i dërgohet siguracionit të atij individi. Nëse siguracioni nuk i paguan brenda kohës së qëndrimit atëherë individi është i detyruar t’i paguajë në mënyrë private dhe më pas të rimbursohet me të mbërritur në vendin e tij. Pra urgjenca dhe jetëshpëtimi janë pa kosto dhe qëndrimi spitalor paguhet”, u shpreh ajo. Sipas mjekes, pikërisht për këtë arsye Shqipëria duhet të krijojë një sistem të qartë për faturimin e turistëve të huaj dhe komunikimin me kompanitë e sigurimit. Ajo vlerëson se kjo do të shmangte barrën financiare mbi buxhetin e shëndetësisë dhe njëkohësisht do t'u jepte turistëve informacion të qartë për kostot që mbulohen nga siguracioni i tyre. “Te turistët krijon një shije shumë negative kur nuk ka një linjë të qartë sa i përket shtrimeve spitalore, mbulimit të kostove, nuk ka një zyrë në spitale që i sqaron dhe u shpjegon faturat. Kjo zyrë mund t’u shpjegojë edhe qytetarëve dhe turistëve se cila është fatura që ata duhet të paguajnë, të cilët ose e paguajnë direkt ose japin një konfirmim nga ana e siguracionit të shtetit europian që këto kosto do të mbulohen, në mënyrë që shtete si Shqipëria e kanë një ndihmë shumë të madhe nëse këto kosto të mbulohen edhe nga turistët e huaj që në çdo lloj rasti do bënin njësoj në vendet e tjera. Pra Shqipëria duhet të reformojë në mënyrë që ata që kanë siguracione shqiptare dhe paguajnë taksa të mos defavorizohen nga turizmi i cili duhet të paguajë kostot që vetë shkakton”, tha Dollenberg. U.D/P.J/Shqiptarja.com TAG: aurora dollenberg turiste shendetesia Spitalet turizmi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Kanan: 22/08/2026 02:11 Sherbimi publik shendetesor ne cdo shtet u rezervohet shtetasve te vet. Ne Shqiperi, shqiptareve te cilet e gezojne falas pasiqe paguajme kontribut shendetesor. Kushdo tjeter qe nuk ka sigurim publik ose privat, perballon vete. Ne rastin e emergjences sherbimi qofte publik ose jo menjejere jep dhe zbaton trajtimin pa kerkuar me pare domumentacion sigurues, por me pas i jep faturen te trajtuarit. Ndaj dhe te huajt blejne sigurim ose e perballojne ate vete. Parate tona nuk jane per to - nese ndryshe veprohet, eshte shperdorim dhe keqperdorim fondeve sigurimit shendetesor. Dhe nuk ka rendesi ca pellet pyke Rama, atij veshet e gjate po i krrusen. Përgjigju Qori: 22/08/2026 01:05 Normalisht duhet te paguaje kompania e sigurimit te shendetit dhe jetes qe turistet kane.

Nqs nuk kane sigurim jete,te mos ju jepet sherbim falas. NJesoj si ne qe paguajme sigurim shendetesor dhe jete,kur shkojme jashte shtetit. Përgjigju Elda: 21/08/2026 21:19 O Zot I madh! Po ç'sherbim offrono ju turisteve. Shkoni tek urgjenca tek QSUT eshte ibret I Zotit! Te ze aq shume tmerri aty sa behesh me keq kur je aty! Sherbimi I stafilococco le per te deshiruar. Higjiena eshte ku therret qameti. Rregullojini nje here keto edhe per banoret shiptare pastaj rregullojme pagesen ler turister Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5934 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?