Lajme Zone
Kush dhe si u mbyllën llogaritë e rrjeteve sociale të protestuesve?
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Kush dhe si u mbyllën llogaritë e rrjeteve sociale të protestuesve?

Dy ditët e fundit është raportuar masivisht se qindra llog...

Dy ditët e fundit është raportuar masivisht se qindra llogari në rrjete sociale, kryesisht në “Instagram”, janë mbyllur në mënyrë të beftë.

Personat që janë dëmtuar nga mbyllja e këtyre rrjeteve, kryesisht aktivistë, kanë drejtuar gishtin nga qeveria dhe pretendojnë se mund të ketë ndodhur pas një goditjeje që i ka dhënë qeveria. Akuzat për mbylljen e llogarive të protestuesve/ Shpërthen Rama: Tufë dështakësh, aludim i paturpshëm 3 Shtator, 19:18 Në fakt, platforma Meta, kompania mëmë që zotëron “Facebook”, “Instagram”, etj., në rregulloren e saj thekson se nuk ka lidhje zyrtare me shtete dhe nuk u jep atyre akses të përdorin të dhënat e qytetarëve apo të mbyllin llogari për çështje politike.

META është e qartë në qëndrimin e saj, mbyllja e këtyre llogarive nuk ka se si të vijë nga qeveria.

Qeveria shqiptare përmes AKEP-it apo institucioneve të tjera mund të bllokojë aktivitetin e këtyre platformave në Shqipëri duke bashkëpunuar pa diskutim me ISP-të, pra ofruesit e shërbimit të internetit. Kjo është mënyra e vetme, por kjo nuk ka ndodhur pasi nuk ka një shkresë nga AKEP-i apo një urdhër nga qeveria.

Kush dhe si janë mbyllur llogaritë? Përjashtohet mundësia që qeveria të ketë ndërhyrë për mbylljen e rrjeteve se në radhë të parë do t’u kishte mbyllur llogaritë aktivistëve të opozitës.

Sipas ekspertëve, një mundësi është raportimi masiv.

Një raportim masiv që mund të bëhet nga një ose dy call centera për këto llogari. Ende nuk ka informacione që mund të ketë ndodhur kjo gjë dhe duket disi i pabesueshëm fakti që një call center të raportojë dhe të mbyllë një llogari, kjo sepse, sipas ekspertëve të IT-së, nga shërbimi i internetit ose duke përdorur VPN të ndryshme nuk kanë arritur dot më parë të kryejnë këto lloj veprimesh.

Mundësia e dytë e mbylljeve të llogarive është për shkeljen e të drejtave të autorit.

Eksperti Tomi Kallanxhi ka thënë se mund të ketë ndodhur për shkak të raportimit në rrjetet sociale për të drejtat e autorit, pra për materiale filmike të marra nga televizionet apo nga mediat. "Copyright" pretekst për censurë/ Eksperti i IT: Mbyllja e llogarive, sulm i koordinuar 4 Shtator, 11:52 Kjo mund të ndodhë në Shqipëri dhe ka ndodhur. Kompania "Acromax" e ka bërë këtë më parë edhe pse media ka pasur autorizim për përdorimin e të drejtave të autorit.

Ka shkuar në raportim, ka mbyllur faqe në “Instagram”, “Facebook”, Youtube edhe pse dikush ka pasur të drejtën e ripërdorimit të materialeve apo nuk ka njoftuar aspak mbajtësin e të drejtave për veprimet që po bënte, pra pa e informuar më parë mbajtësin e të drejtave se po mbyllte llogarinë e një media tjetër apo pa e vënë në dijeni siç ndodh në BE, sipas rregullores, që media apo individi që përdorte materiale pa të drejtat e autorit këto t’i rikonsideronte, rishikonte apo korrigjonte. Faktet - Si Aldor Nini keqpërdor besimin e klientëve të tij

17 Korrik, 15:45 Me Acromax-in ka ndodhur, është fakt. Tomi Kallanxhi ka përmendur një kompani që ka shumicën e televizioneve.

Kompania që ka shumicën e televizioneve, mediat e mëdha “Top Channel”, “Klan”, “Vizion Plus” përfshirë dhe RTSH, median publike, janë nën menaxhimin e rrjeteve sociale nga Acromax i të famshmit Aldor Nini, i cili ende vazhdon të gjykohet në Tiranë me akuza të rënda penale pas disa incidenteve të ndodhura me ish-të fejuarën e tij rreth dy vite më parë. Ekskluzive – Aldor Ninit i komunikohet akuza për përndjekje

12 Qershor, 12:15 Mundësitë janë të shumta, pa përjashtuar lojërat me raportimet nga call center-at apo nga kompani private, jo vetëm nga Acromax, mund të jenë dhe kompani nga jashtë, ndonëse këto ngelen aludime, nuk ka një fakt të provuar megjithëse për rastin e Acromax janë rastet që kjo kompani ka keqpërdorur besimin e klientëve të saj apo të drejtave që ka në lidhje me platformat e rrjeteve sociale.

Mundësia më e besueshme është që këto llogari mund të jenë mbyllur dhe të jenë raportuar nga ata që e filluan historinë e algoritmit që përmend Rama apo çmendurisë online që filloi me Zvërnecin.

Njerëzit nuk dolën kot në shesh, kuptohet gota ishte derdhur. Por në shumë rrjete asokohe rridhnin imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale në rrjetet sociale. Imazhe që kishin lidhje me Shqipërinë, ku bashkonin Gazën me Zvërnecin, ku tregonin luftë, sikur izraelitët do të vini të blinin Zvërnecin, do të vendosnin këtu koloni etj.

Pa folur pastaj për mashtrime se ishte tokë e shtetit, se qeveria e kishte falur, se ishin falur qindra milionë euro, imazhe që tregonin qartë që një dorë e mirëmenduar me ekspertë kishte hedhur në rrjete sociale foto, video, materiale të ndryshme që lidheshin me Shqipërinë duke nxitur reagimin e shqiptarëve. Nga Alabbar te rasti i Zvërnecit/ Gënjeshtrat që u zbehën nga e vërteta 4 Gusht, 14:38 Një pjesë e madhe filloi të shkruante, më pas filloi protesta, gjithçka ishte popullore, shpërthyen influencerët.

Por gjeneza ishte një, ekspertët që hodhën farën dhe helmin te shqiptarët në rrjetet sociale që më pas Rama i akuzoi si iranianë apo agjenci të huaja që futën duart. Kjo mund të ketë ndodhur pa diskutim. Përveç protestës që duhet të vazhdojë punën e saj dhe t’i qëndrojë përballë qeverisë, reagimi në rrjetet sociale, hedhja e helmit është njëri aspekt, i cili ka ndodhur dhe, nuk përjashtohet në asnjë moment fakti që të njëjtët njerëz që hodhën helmin dhe filluan nxitën me mashtrime me manipulime opinionin publik, të godasin rrjetet sociale.

Flasim për ekspertë të mirëmenduar, ekspertë të agjencive të huaja, vendeve që e kanë halë në sy Shqipërinë, pa përjashtuar problematikat në debatet me Iranin dhe mbajtjen e muxhahedinëve në Shqipëri pse jo dhe vendet e rajonit. Nga Rrjolli në Zvërnec, e vërteta që nuk thuhet

31 Maj, 12:54 Por ata ekspertë të cilët hodhën helmin mbi farë, në fillim me fotot, videot, montazhet, ndezën inatin dhe urrejtjen për çështjen e Zvërnecit ku nuk kishte as izralietë, as tokë shtet, mund të jenë të njëjtët që kanë mbyllur rrjetet sociale të shumë eksponentëve të protestës, me qëllimin për ta nxitur dhe armiqësuar më tej protestën me kryeministrin dhe qeverinë apo dhe opozitën se disa kanë thënë se mund të ketë gisht dhe opozita, se po sulmon dhe Berishën jo vetëm Ramën, kryesisht nga këta llapaqenat vegjël të pushtetit. Kush është në protestë?!

10 Qershor, 14:48 Në fakt mbyllja e rrjeteve sociale dhe godija e tyre kryesisht njerëzve të protestës mund të ketë ardhur edhe nga ata ekspertë dhe agjenci që nxitën fillmisht urrejtjen popullore në Shqipëri që më pas u kthye në një protestë kombëtare në Tiranë.

Këto janë pikat kryesore se kush mund t’i ketë mbyllur rrjetet sociale dhe nga mund të kenë ardhur raportimet.

Më e besueshme është pika e fundit që ata që hodhën helmin ata, po hedhin helm tjetër. Nuk përjashtohet edhe mundësia nga platforma për të drejtat e autorit por në rast se janë mbyllur instagramet më pas do goditen dhe Facebook, Youtube apo TikTok.

Por përjashtohet është fakti që mund ta ketë bërë qeveria apo opozita apo të jetë bërë me qëllim nga Shqipëria, nuk është i pamundur por është opsioni me propabilititetin më të ulët.

Dy opsionet më të qarta janë se ndërhyrja dhe mbyllja e këtyre llogarive është bërë nga ata që nxitën protestat dhepër të drejtat e autorit. Megjithëse opsioni i parë është ai që prevalon./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.